Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Appearance
Lloji | Agjensi turizmit |
---|---|
Selia | Tirana |
Drejtori i Përgjithshëm | Ledion Lako |
Faqja në internet | www |
Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB) është institucion publik, i cili është i varur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të politikave dhe rregulloreve që promovojnë zhvillime të qëndrueshme të turizmit përgjatë rajonit bregdetar të vendit. Agjensia organizohet në nivelin qendror nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ka katër degë rajonale. Qëllimi i tij kryesor është të krijojë një sistem rregullash dhe standardesh që mundësojnë administrimin e duhur të hapësirave publike përgjatë plazheve dhe zonave rurale të bregdetit.[1]