Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është krijuar me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.248, datë 27.04.2007, i ndryshuar. Kjo agjenci është bërë funksionale me emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të saj në shtator të vitit 2007. Nga kjo periudhë dhe deri në janar të vitit 2008 është bërë i mundur plotësimi i agjenicisë me stafin e saj. Që nga kjo periudhë agjencia funksionon me efikasitet të plotë.

Objekti i veprimtarisë së AKSHI-t[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Zbatimin e politikave e të strategjive, për zhvillimin e sektorit të shoqërisë së informacionit (më poshtë SHI) dhe në veçanti të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (më poshtë TIK);
  • Bashkërendimin e programeve në fushën e SHI-së dhe në veçanti të TIK-ut;
  • Nxitjen e investimeve në fushën e SHI-së;
  • Hartimin e praktikave për ushtrimin e kompetencave që i jepen ministrit nga legjislacioni në fushën e komunikimeve elektronike;
  • Promovimin e teknologjive të reja në fushën e SHI-së;
  • Dhënien e kontributit në edukimin dhe nxitjen e përdorimit të TIK-ut nga publiku.

Strategjia Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Strategjia Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit 2008-2013, mbështetet në modelet dhe praktikat më të mira europiane, përsa i përket objektivave dhe zgjidhjeve të parashikuara, gjithnjë duke marrë në konsideratë karakteristikat specifike të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare. Qëllimi i kësaj strategjie është të rishikojë dhe të koordinojë detyrimet që lindin nga angazhimet e marra për krijimin e shoqërisë së informacionit me qëllim që të sigurohet përmbushja e përgjegjësive nga të gjithë aktorët në mënyrë të koordinuar. Strategjia konsideron si faktor kyç të suksesit për formimin dhe zhvillimin e shoqërisë së informacionit rritjen e përdorimit të teknologjive të informacionit dhe shikon zhvillimin e infrastrukturës për teknologjinë e informacionit si çelësin e zbatimit të suksesshëm të saj.

Dokumentat kryesore ku është mbështetur Strategjia Ndërsektoriale për Zhvillimin e shoqërisë së informacionit 2007-2013 janë:

  • Deklarata e përbashkët e nënshkruar nga vendet e Europës Juglindore në kuadrin e Paktit të Stabilitetit në qershor 2002;
  • Axhenda për zhvillimin e shoqërise së informacionit nënshkruar në tetor 2002;
  • Memorandumi për bSEE (broadband South Eastern Europe);
  • Plani i veprimit dhe Deklarata e Samitit Botëror të Shoqërisë së Informacionit WSIS 2003;
  • Europa Action Plan dhe inicitivën i2010 të BE;
  • Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 (SKZHI);
  • Axhenda e-SEE plus, e firmosur në tetor 2007;

Lidhje të Jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://web.archive.org/web/20150206143719/http://www.akshi.gov.al/

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]