Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (Kosovë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë
ShkurtesaAUV
LlojiAgjenci
Vendndodhja
Rajoni i shërbimit
Republika e Kosovës
Gjuha zyrtare
shqip, serbisht
Ministër
Naser Krasniqi- Kryeshef ekzekutiv
Organizata amë
Qeveria e Kosovës
Faqja në internethttp://www.auv-ks.net/sq/kryeshefi-ekzekutiv

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUVK) është autoriteti me i lartë për Ushqim dhe Veterinari i cili është përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e njerzëve duke siguruar nivel te lartë të sigurisë së ushqimit, përfshirë edhe ushqimin e kafshëve, shëndetin e kafshëve, përkujdesjen ndaj kafshëve si edhe cilësinë e ushqimit me prejardhje bimore dhe shtazore

Qeveria e Kosovës ka deleguar AUV-në si autoritet për zbatimin e inspektimeve në fushën e sigurisë, higjienës, gjurmimit dhe etiketimit të ushqimit për njerëz dhe ushqimit për kafshë në hapësirat e përpunimit, paketimit, distribuimit, shitjes me shumicë dhe pakicë sipas legjislacionit nacional dhe legjislacionit të harmonizuar të BE-së. Në aspektin social, krijimi i AUV-së, u jep të drejtën qytetarëve Kosovar të konsumojnë produkte po aq të sigurta sa edhe qytetarët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.[1]

Sistemi i sigurisë ushqimore ka për qëllim të vendosë bazat për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesat e konsumatorit, ky sistem zbatohet në të gjitha fazat e prodhimit primar dhe në të gjitha fazat e trajtimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve të njerëzve dhe ushqimeve për kafshë.

Ne fushën e veterinarisë AUV është përgjegjëse të siguroj monitorim dhe kontroll të sëmundjeve infektive të kafshëve ,zoonozave dhe mirëqenies së kafshëve ,parandalimin e shpërthimeve të sëmundjeve dhe eliminimin e tyre, aplikimin e të gjitha masave të nevojshme të kontrollit dhe hulumtimeve diagnostike për parandalimin e futjes së sëmundjeve infektive dhe zoonozave në territorin e Kosovës.

AUV si autoritet shtetëror i Republikës se Kosovës zbaton legjislacionin në fuqi në lidhje me ruajtjen e shëndetit publik, sigurisë së ushqimit, si dhe shëndetit dhe mirëqenies se kafshëve. Këtë rol, AUV e kryen duke zbatuar politikat qeveritare me implementimin e projekteve kapitale ne këto fusha duke organizuar kontrollet zyrtare në kufij dhe brenda territorit të Republikës se Kosovës

Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (LUVK)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

LUVK kryen analizat e ushqimit me prejardhje shtazore, mbetjeve në ushqim dhe ushqimit te kafshëve ,monitoron dhe diagnostifikon sëmundjet e kafshëve , me qëllim të ruajtjes së shëndetit të kafshëve , shëndetit publik dhe sigurisë ushqimore .

Në fushën e diagnostifikimit dhe monitorimit te sëmundjeve kryhen analizat për diagnostifikimin e sëmundjeve te kafshëve, kontrollin e sëmundjeve te kafshëve ne Kosovë .

LUVK bën monitorimin e sëmundjeve zoonotike ne Kosovë kryhen nëpërmes analizave të sëmundjeve të shpendëve ,bletëve dhe kafshëve te egra si dhe analizat e monitorimit të sëmundjeve si: Bruceloza, Leukoza, Gripi i Shpezëve,Sallmonelloze, IBR, BVD, etj

Në pjesën e analizave te ushqimit bëhen analiza për sigurinë dhe cilësinë ushqimore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • analizat e qumështit për procedim teknologjik
  • analizat kimike te ushqimit për mbetje veterinare në ushqim
  • analizat mikrobiologjike për te kontrolluar parametrat mikrobiologjik në ushqim

Shëndeti i Kafshëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Departamenti i shëndetit të kafshëve të AUV-së kryesisht merret me ruajtjen e shëndetit të kafshëve dhe njëkohësisht me ruajtjen e shëndetit publik në tërë territorin e Republikës së Kosovës duke u bazuar ne Ligjin e Veterinarisë 21/2004 dhe Udhëzimet Administrative për preventiven , kontrollin dhe eradikimin e sëmundjeve te kafshëve .

  • Harton programe për preventiven e sëmundjeve për definimin e statusit të shëndetit te kafshëve me anën e programeve të vaksinimit dhe hulumtimeve diagnostike.
  • Kontrollon lëvizjen e kafshëve përmes sistemit të I&R(identifikimi dhe regjistrimi) dhe dokumentacioneve përcjellëse .
  • Angazhon praktikat veterinare private në kryerjen e aktiviteteve vjetore sa i përket planit qeveritar për preventiven e sëmundjeve të kafshëve
  • Monitoron kryerjen e punëve në teren përmes inspektorëve të shëndetit të kafshëve dhe inspektorëve regjional veterinar.
  • Zbaton Planet Kontingjente – emergjente për sëmundjet e kafshëve sipas standardeve të BE-së.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://www.auv-ks.net/sq/kryeshefi-ekzekutiv
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2018. Marrë më 10 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)