Agron Duka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Agron Duka Lindi në 22.01.1958 në Shijak në një familje me tradita qytetare. Mësimet fillore e të mesme i merr në Xhafzotaj e Shijak. Studimet e larta i përfundon në 1981 në Universitetin Bujqësor, në degën Agronomi. 1987 - 1991, arsimtar në Shkollën e Mesme në Manzë. Një nga pasionet e jetës së tij mbetet sporti, ka një karrierë 20 vjeçare si volejbollist i Erzenit. Pas viteve 90 iu dha mundësia të merrej me biznes. Me të afërmit e tij krijoi shoqërinë Aiba. Nisma, përvoja, aftësitë administruese si dhe dëshira për të shërbyer e shtynë të pranonte postin e Prefektit të Durrësit. Vitet e fundit ka kryer detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit të Shqipërisë.