Ai Shite Knight

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kapaku i volumit të parë manga, publikuar në Itali.

Ai Shite Knight (shqip. Dashuromë Kalorës) është një manga e vitit 1982 nga Kaoru Tada, i krijuar më pas edhe në një anime të famshme.

Seriali anime është i njohur tek publiku shqiptar më transmetimin e tij në televizionet italianë më titullin Kiss Me Licia (Puthmë Liça). Në Shqipëri as manga dhe as anime nuk janë publikuar apo transmetuar. Shumë e njohur është sigla italianë e kënduar nga Cristina d'Avena, e cila ka qënë sigla më e shitur në Itali në vitin 1986. Seriali i animuar përbëhet prej 42 episodesh.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia flet për Yaeko Mitamura ose shkurt Yakko (Licia në versionin italian), një vajzë e cila punon tek lokali Mambo, ku pronar është babai i saj Shige-san. Një ditë Yakko takon rastësisht Hashizon (Andrea në versionin italian), një fëmijë i cili shkon në kopesht. Ky i fundit ia ka mbathur nga shtëpia bashkë më macen e tij Giulianon. Yakko e merakosur së mos jashtë ftohën ngaqë bie shi, kujdesët për ta. Pak më vonë kur ecën në rrugë takohet më Go (Mirko në versionin italian) i cili është vëllai i madh i Hashizos gjithashtu edhe lideri këngëtar i grupit të njohur japonez Bee hive. Ai është shumë i shqetësuar për zhdukjen e të vëllait të vogël. Edhe pse takimi i Yakkos më Go nuk është nga mne të mirat, më vonë do të bëhen shumë dhe miq dalëngadalë do të lindë edhe dashuria e fortë mes tyre. Por gjërat nuk janë kaq të lehta saç dukën sepse Yakko pëlqen shumë edhe bateristin e grupit Bee hive, Satomin. Mes Go dhe Satomit do të krijohet një rivalitet që nuk do shuhet lehtë. Hazhizos së cilit fillon ti hyjë shumë në zëmër Yakko, mendon se ajo dhe vëllai i saj mund të martohen në një të ardhme kështu ai mund të këtë nënën që aq shumë i ka munguar, ndaj vendos që më çdo kusht mes tyre të lindë dashuria. Pas shumë peripecish dhe momentesh kulminante, Yakko do të bashkohet më Go dhe do të triumfojë dashuria e vërtetë.

Kuriozitet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Manga e tregon historinë në qytetin Osaka, ndërsa anime e tregon historinë në Tokio.
  • Vajza biondë që shfaqët gjatë siglës së serialit në të vërtetë është Yakko. Yakko në manga i ka flokët biondë por në anime shfaqët më flokë kafe dhe kjo i ka bërë shumë teleshikues të dyshojnë së kush është vajza e siglës.