Jump to content

Albert Habazaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Albert Habazaj ka lindur më 20 Mars 1960 në Tërbaç - Himarë të Vlorës. Është studiues, bibliograf, poet dhe shkrimtar shqiptar, autor i disa librave me poezi, me prozë e publicistikë letrare. Është gjithashtu autor i disa monografive historiko - kulturore dhe i shumë studimeve etnologjike dhe antropologjike. Ka botuar Bibliografinë e botimeve libra të pedagogëve të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë (1994-2006), Pj. 1. Gjithashtu, në fushën e Bibliotekonomisë ka botuar librin "Bibliografi e Universitetit "Ismail Qemali", Vlorë, Pj. 2: për periudhën 2006-2023. Ka fituar gradën shkencore "Master i Shkencave për Etnologji e Folklor", Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimeve të Artit, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë. Është përfshirë në Antologjinë e Tregimit të Zgjedhur të Autorëve Vlonjatë, në Antologjinë e Poezisë së Zgjedhur Vlonjate, në Antologjitë për Vlorën, për Detin, për Naimin, për Nënë Terezën, për Dritëroin, në antologjitë e poezisë shqipe me tematikë të “Muzgut”, në Antologjinë me Poezi Shqipe “Lotët e virgjër” (“Virgin Tears”), 2012, anglisht Londër, në Antologjitë letrare "Shtigjeve të Vendlindjes: me krijuesit e Himarës" etj. Shumë krijime e poezi të tij, sidomos portrete, përkushtime, këngë gëzimi apo këngë të përvajshme, janë përfshirë në libra të autorëve të ndryshëm vlonjatë dhe të vendit. Është redaktor dhe recensues i shumë librave të autorëve të tjerë, ndihmon talentet e reja, veprimtar shoqëror, aktualisht kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe të Artistëve: “Petro Marko”, Vlorë. Punon në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, drejtor i Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi” të këtij institucioni. Po përgatit për botim studimin libror "Shkrimtarët vlonjatë dhe roli i tyre në letërsinë shqipe" Pj.1, ku përfshihen 20 vështrime letrare dhe ligjërata të autorit, renditur sipas kriterit kronologjik për shkrimtarët e poetët e shquar Ali Asllani (28.11.1884-20.12.1966), Petro Marko (25.11.1913-27.12.1991), Shevqet Musaraj (27.04.1914-1983) dhe Fatos Arapi (19.07.1930 -11.10.2018); për dy autorë të mirënjohur të publicistikës letrare: Halim Xhelo Tërbaçi (1884-7.02.1937 dhe Eqerem Bej Vlora (1.12.1985-25.05.1964); për shkrimtarë e poetë të tjerë të Vlorës, që njihen për ndihmesën e tyre letrare si: Kudret Kokoshi (18.09.1906-26.04.1991), Isuf Luzaj (21.02.1913-25.11.2000), Andrea Varfi (21.02.1914-18.09.1992), Aleks Çaçi (15.08.1916-23.-02.1989), Nexhat Hakiu (20.06.1917-18.06.1978), Spiro Çomora (31.01.1918-16.04.1973), Nermin Vlora Falaschi (18.04.1921-28.11.2004), Ferhat Çakërri (04.05.1929-22.04.2001), Odise Grillo (21.03.1932-24.09.2003), Minush Jero (27.06.1932-22.03.2006), Duro Mustafaj=Avdurahman Bashaj (21.02.1933-22.12.2019) dhe Skënder Hasko (2.03.1936-4.02.2014). Të gjitha profilet letrare autori i ka botuar në gazetën "Tirana Observer" (2015), po ashtu në gazeta të tjera qendrore si "Telegraf", "Dita", "Sot", "Republika", "Le radici" - "Rrënjët" (Romë), në revistën "Jeta Arbëreshe" (Itali) etj. apo portale online si "Dielli", "Fjala e Lirë", "VOAL", "Dituria","Zemra shqiptare", "Bota sot", "Arberia News" etj. Gazetat me shkrimet në fjalë ruhen në arkivin vetiak të autorit, gjithashtu në Bibliotekën Kombëtare, ku është bërë dhe përshkrimi bibliografik i artikujve nga specialistët e fushës.

Libra me poezi:

1- “Stina e vajzave” - 1994,

2 - “Nata me hënë” - 1996,

3 - “Buzëqeshje të grisura” - [1999],

4 - “Penët krehin dallgët”, (bashkautor) - 2005,

5 - “Mërgata e Luleve” - 2006,

6 - “Trëndafili s’pritet me një stinë hëne”, (bashkautor) - 2007,

7 - “Ujku i marsit në internet” - 2008, (ribotim, 2010, 2012),

8 - “Dhembin degët e shqyera” - 2015,

9 - "Republika e vargjeve" = "Republica versurilor", (shqip - rumanisht) Bukuresht - 2018,

10. "Nektari i dashurisë" = Nectarrul lubirii", (bashkautor), (shqip - rumanisht) Bukuresht - 2021,

11. Perla dhe princi i gjyshit", 2021,

12. "Princeshat dhe princi", 2023;

1. “Hysni Lepenica” - 1996,

2. “Pëllumbi i Çikës” - 2002,

3. “Antologji trimërie” - 2003,

4. “Një burrë i bardhë” - 2004,

5. “Tokë e spërkatur me gjak”, (bashkautor) - 2005,

6. “Shkëlqim i trishtuar” - 2005,

7. “Psherëtimat e Jonit”, (bashkautor) - 2007,

8. “Kujtim Peçi, intelektual i shquar erudit” - 2010,

9. “Përkëdhelim një ëndërr”, (bashkautor) - 2011,

10. “Tahir Hoxha i Tërbaçit” - 2013

11. “Çinojt në rrjedhat e kohës” - 2014;

Monografi shkencore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. “Botime të pedagogëve të Universitetit “I. Qemali” të Vlorës: Bibliografi”, [Pj. 1] 1994-2006;

2. “Lufta e Vlorës - Historia në Epikën historike” - 2013, [2015];

3. “Lufta Kombëtare e Vlorës - Historia në Epikën historike”, 2020;

4. Bibliografia e Universitetit "Ismail Qemali", Vlorë [Pj. 2]: 2006-2023: Tekste mësimore universitare dhe monografi shkencore të pedagogëve të Universitetit "Ismail Qemali", Vlorë.