Jump to content

ALBtelecom

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Albtelekom)
ALBtelecom sh.a.
LlojiPrivate
IndustriaTelekomunikacioni
Themeluar në5 Dhjetor 1912
Defunct14 Mars 2023
FateU bashkua me One Telecommunications
PasardhësiOne Albania
Zyrat qendroreTiranë, Shqipëri
Njerëzit kyç
Ervin Shpori, CEO
ProdhimiTelefonia fikse
Telefonia celulare
Interneti me brez të gjerë
Shërbimet IT
Zgjidhjet e rrjetit
televizioni IP
Shërbimet në renë kompjuterike
BrandsALBtv, ALBtelecom Mobile, ALBtelecom Wi-Fi
Owner4iG Nyrt. (Antena Hungária) 80,27%, Ministria Shqiptare e Financave dhe Ekonomisë 13,78% dhe Posta Shqiptare 2,47%
Faqja e internetitwww.one.al

ALBtelecom ishte kompania kombëtare telefonike e Shqipërisë, rregullatori i rrjetit telefonik shqiptar. Më datë 12.02.1999 ndërmarrja "Telekomi Shqiptar" transformohet në Albtelecom sh.a dhe pastaj duke u bashkuar me One Telecommunications ne One Albania, si pjese e grupit 4iG.

Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, duke çmuar rëndësinë e ndërlidhjes për nevojat e domosdoshme të shtetit të ri, popullatës, ekonomisë dhe komunikimit me jashtë, ndërmori hapa për organizimin e shërbimit Postë Telegrafës. Pikërisht për këtë arsye krijohet dhe Ministria Shqiptare e Postë Telegrafë, e cila më vonë do të quhej Ministria e Postës dhe Telekomunikacioneve.

Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, duke çmuar rëndësinë e ndërlidhjes për nevojat e domosdoshme të shtetit të ri, popullatës, ekonomisë dhe komunikimit me jashtë, ndërmori hapa për organizimin e shërbimit Postë Telegrafës. Pikërisht për këtë arsye krijohet dhe Ministria Shqiptare e Postë Telegrafë, e cila më vonë do të quhej Ministria e Postës dhe Telekomunikacioneve.

Megjithë përpjekjet për të krijuar një strukturë, e cila do të lehtësonte komunikimet brenda dhe me jashtë, ndërlidhja që në hapat e parë të krijimit, gjatë Luftës së Parë Botërore pësoi shkatërrim. Hapat e rinj rifilluan menjëherë pas krijimit të shtetit të ri shqiptar në vitin 1920. Në vitin 1922, pranë Ministrisë së Punëve Botore, u krijua Administrata e Shtetit Shqiptar për ndërlidhjen, e cila aderoi si anëtare e Bashkimit Ndërkombëtar Postar dhe anëtare e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Gjatë qeverisjes së Ahmet Zogut, ndërlidhja karakterizohej nga një nivel teknik i prapambetur dhe një rrjet shumë të kufizuar, i cili shërbente kryesisht për organet qeveritare.

Ndërkaq, ndërtimi i centralit të parë manual me kapacitet deri në 50 numra, daton në vitin 1938 dhe shërbente për lidhjen e autoriteteve lokale. Ndërlidhja telefonike mbështetej vetëm në linjat telefonike ajrore, në rastet kur ishte e nevojshme komunikimi i qendrës me rrethet. Po në këtë periudhë, 1939 shënohet dhe vëllimi i parë i punës së Postë Telegrafës, ndërsa shërbimi telefonik zinte një përqindje modeste, rreth 1 për qind.

Pavarësisht vështirësive në punimet e kryera deri në fundit të viteve ’30 për shkak të Luftës së Dytë Botërore, gjatë kësaj kohe u arrit të instalohej një central automatik me rreth 1000 numra. Pasojat e luftës ishin të dukshme dhe në sektorin e komunikimit telefonik, ku u dëmtuan shumë prej linjave. Gjatë vitit 1945, u rindërtuan shumë prej linjave telefonike, ndërkohë u riçelën zyrat e Postë Telegrafës në nivelet e atyre të paraluftës.

Muaji gusht i vitit 1947 shënon dhe krijimin për herë të parë të Drejtorisë së Përgjithshme të Postë Telekomunikacionit, e cila ishte në varësi të Ministrisë së Punëve Botore. Vetëm një vit më parë, më 1946, përmes linjës Tiranë-Peshkopi u vendos ndërlidhja telefonike me botën. Në këtë periudhë, për herë të parë fillon dhe shërbimi telefonik ndër urban nga kabinat. Nisur nga nevoja në rritje për komunikim, në vitin 1965, u hapen zyra të Postë Telekomunikacionit në të gjitha lokalitetet e vendit. Kjo u realizua përmes ndërlidhjes telefonike të drejtpërdrejtë të të gjithë qendrave të rretheve me Tiranën.

Në fillim të viteve ’70 sektori i Postë Telekomunikacionit njohu një tjetër hap të rëndësishëm, mundësimin e lidhjeve me fshatrat. Vitet 1980 e në vazhdim shënojnë dhe rritjen e fluksit të investimeve në zgjerimin e kapaciteteve të centraleve nëpër qytete, fuqizimin dhe zhvillimin e bazës teknike si dhe montimin e aparaturave të sistemit të numërimit, duke lehtësuar ndjeshëm rrugën e komunikimit telefonik.

Vitet ’90, sollën një valë të re ndryshimesh dhe në fushën e telekomunikacionit. Me 5 shkurt të vitit 1992 Telekomi Shqiptar krijohet si ndërmarrje më vete. Gjatë harkut kohor 15-vjeçar kompania e telefonisë fikse shënoi dhe investime në përmirësimin e rrjetit dhe ofrimin e shërbimeve të reja. Në fillim të viteve ‘96 u realizua futja e shërbimit të telefonisë publike me kartë të parapaguar. Në vitin ’97 u realizua vënia në shfrytëzim e kabllit me Fibër Optike, linjë kjo më cilësore për transmetimin e trafikut ndërkombëtar.

Më datë 12.02.1999 ndermarrja "Telekomi Shqiptar" transformohet në Albtelecom sh.a..

Pastaj,pas blerjes se kompanise nga komania hungrareze 4iG u bashkua me One Telecommunications ne daten 14.03.2023 duke formuar One Albania.