Jump to content

Filatelia

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Albume filatelie)

Filatelia (greqisht philatelie nga fjala philos-mik dhe ateleia-pullos letrën) është shprehje që nënkupton grumbullimin e pullave postare. Për shkak të lloj-llojshmërisë që përmban veprimtaria dhe krijimtaria njerëzore, pullat postare janë mjaft të kërkuara nga një gamë e gjerë e qytetarëve. Aktualisht në botë ekzistojnë mbi një milion mbledhës të pullave postare, përkatësisht filatelistë.

Filatelija përfshinë grumbullimin sistematik dhe studimin e pullave dhe dokumenteve tjera postare. Para paraqitjes së pullave të para postare, dërgesat postare janë shënuar me lloj-lloj vulash. Këto lloje të vulave emërohen me “epoka parafilateliste”. Pulla e parë postare është emetuar në Angli me 6 maj të vitit 1840. Në këtë pullë ka qenë e shtypur figura e mbretëreshës angleze Viktorija. Për shkak të ngjyrës së saj të zezë është quajtur Black penny, përkatësisht peni i zi. Me gjithë rishtypjen e kësaj pulle, gjithsejtë janë emetuar 63 milion copë.

Grupa e parë e grumbullimit të pullave postare, filatelistët e ardhshëm, është tubuar në Londër në vitin 1863. Deri më tash, në botë janë emetuar rreth 500.000 mijë pulla të ndryshme.

Filatelija në Kosovë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filatelia e Postës së Kosovës ka filluar më 15 mars të vitit 2000, kur u prodhua emisioni i parë i pullave postare, që pati për temë paqen. Emisioni i parë përmbante 5 pulla postare të shoqëruara me Zarfin e Ditës së Parë.

Që atëherë e deri më tani (2000 - 2008) janë emetuar 37 emisione të pullave postare, me gjithsej 111 pulla postare me vlera të ndryshme nominale.

Tematika e këtyre emisioneve të pullave postare ka qenë e ndryshme, që nga Paqja - Dita Ndërkombëtare e Paqesë Flora e Fauna e Kosovës... e deri te Artizanalet ë Zbulimet Arkeologjike ë Numizmatika e Kosovës Veprat artistike, etj.

Emetime keqbërëse për filatelinë e Kosovës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas emetimit të pullave të para postare ana UNMIK-ut në Kosovë, u edituan edhe disa pulla false e që u përhapën në Evropën perëndimore, në fillim, me një vlerë të madhe këmbimi filatelistik. U quajtën pullat e para postare të Kosovës dhe ishin në gjuhën shqipe. Këto pulla ishin të dy grupeve.

  • pulla Jugosllave me vulë në gjuhën shqipe, përmes të cilave dëshirohej të tregohej se janë emetuar nga ana e shqiptarëve të Kosovës. Vulat ishin të ndryshme dhe kishin përmbajtje Republika e Kosovës.
  • pulla Jugosllave, e më vonë të Serbisë dhe Malit të Zi, më përmbajtje të njëjtë, por me shkrim Kosovë dhe Metohi.


Shqipëri pullat postale shtypen nga Posta Shqiptare kurse në Kosovë nga Posta dhe Telekomi i Kosovës.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]