Filatelia

Filatelia (greqisht.: philatelie nga fjala philos-mik dhe ateleia-pullos letrën) është shprehje që nënkupton grumbullimin e pullave postare. Për shkak të lloj-llojshmërisë që përmban veprimtaria dhe krijimtaria njerëzore, pullat postare janë mjaft të kërkuara nga një gamë e gjerë e qytetarëve. Aktualisht në botë ekzistojnë mbi një milion mbledhës të pullave postare, përkatësisht filatelistë.[1]
Filatelia përfshinë grumbullimin sistematik dhe studimin e pullave dhe dokumenteve tjera postare. Para paraqitjes së pullave të para postare, dërgesat postare janë shënuar me lloj-lloj vulash. Këto lloje të vulave emërohen me “epoka parafilateliste”. Pulla e parë postare është emetuar në Angli me 6 maj të vitit 1840. Në këtë pullë ka qenë e shtypur figura e mbretëreshës angleze Viktoria. Për shkak të ngjyrës së saj të zezë dhe vlerës është quajtur Black penny, përkatësisht peni i zi. Me gjithë rishtypjen e kësaj pulle, gjithsej janë emetuar 63 milion copë.

Grupi i parë i grumbullimit të pullave postare, filatelistët e parë, u formua në Londër në vitin 1863.[2] Që atëherë, në botë janë emetuar rreth 500.000 mijë pulla të ndryshme.
Filatelia në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filatelia e Postës së Kosovës ka filluar më 15 mars të vitit 2000, kur u prodhua emisioni i parë i pullave postare, që pati për temë paqen. Emisioni i parë përmbante 5 pulla postare të shoqëruara me Zarfin e Ditës së Parë.[3]
Që atëherë e deri më tani (2000 - 2008) janë emetuar 37 emisione të pullave postare, me gjithsej 111 pulla postare me vlera të ndryshme nominale.
Tematika e këtyre emisioneve të pullave postare ka qenë e ndryshme, që nga Paqja - Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flora e Fauna e Kosovës... e deri te Artizanalet ë Zbulimet Arkeologjike, Numizmatika e Kosovës, Veprat artistike, etj.
Emetime keqbërëse për filatelinë e Kosovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas emetimit të pullave të para postare ana UNMIK-ut në Kosovë, u edituan edhe disa pulla false e që u përhapën në Evropën perëndimore, në fillim, me një vlerë të madhe këmbimi filatelistik. U quajtën pullat e para postare të Kosovës dhe ishin në gjuhën shqipe. Këto pulla ishin të dy grupeve.
- pulla Jugosllave me vulë në gjuhën shqipe, përmes të cilave dëshirohej të tregohej se janë emetuar nga ana e shqiptarëve të Kosovës. Vulat ishin të ndryshme dhe kishin përmbajtje Republika e Kosovës.
- pulla Jugosllave, e më vonë të Serbisë dhe Malit të Zi, më përmbajtje të njëjtë, por me shkrim Kosovë dhe Metohi.
Në Shqipëri pullat postale shtypen nga Posta Shqiptare[4] kurse në Kosovë nga Posta dhe Telekomi i Kosovës.[5]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- tanmarket.com Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine
- collectionist.tanmarket.com Arkivuar 2 gusht 2007 tek Wayback Machine
- Filatelia e Kosovës
- Filatelia e Shqipërisë
- ↑ "Philately | Collecting, Investing & History | Britannica". www.britannica.com (në anglisht). Marrë më 2025-08-06.
- ↑ "Brief History". www.rpsl.org.uk (në anglisht). Marrë më 2025-08-06.
- ↑ "Historiku i Filatelisë - Posta e Kosovës". 2019-09-22. Marrë më 2025-08-06.
- ↑ "Emisionet e Pullave". www.postashqiptare.al. Marrë më 2025-08-06.
- ↑ "Filatelia - Posta e Kosovës". 2019-09-03. Marrë më 2025-08-06.