Aleko Likaj
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Aleko Likaj ka lindur në Tiranë më 1949. Ka ndjekur studimet për Gjuhë – Letërsi shqipe. Gjithashtu, është Antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëvre të Shqipërisë, që prej vitit 1978. Është dhe fitues në letërsi i disa çmimeve lokale e kombëtare. Për shumë vite ka punuar mësues në zonën e Dumresë dhe të Cërrikut, pastaj gazetar. Në vitet e demokracisë, për tetë vjet ka qenë në gazetën “Koha Jonë”. Boton herë pas here tregime për të rritur në shtypin letrar të kohës. Që nga viti 2001 jeton me familjen në Francë. Ka shkruar edhe pjesë teatrale për fëmijë e teatrin e kukullave, skenare.
Është autor i 12 librave me tregime, romane, novela e përralla për fëmije: Guximi, Trimi i vogël i Skënderbeut, Nata e fundit e Ballaban Pashës, E fshehta e asaj dite, Thesari në fund te detit, Amant bariu, Vrasja e refugjatit, Porta hapet në mesnatë, Princi që çmendi perandorin, Bardi i Shpend Ujmirit, Goni nuk do të luaj më.