Aleksandri I

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fotoporteti
Aleksandri I-rë i Rusisë
Perandor i Rusisë
nga 1801 deri në 1825
Emri Alexander I
MbiemriPawlowitsch
Lindur më 23 dhjetor 1777
Lindur në Petersburg
Vdiq më 19 dhjetor 1825
Shtetësia Perandori Ruse
Kombësia rus
Profesioni ushtria, politika
Mirënjohje

Aleksandri I-rë i Rusisë (Aleksander Pavllovic Romanov 23 dhjetor 1777 - 19 dhjetor 1825) lindi në Shën-Pjetërburg. Ai është biri i Pavel të I, carit të Rusise dhe Sofi-Doroté von Wurtemberg. Aleksandi i I-re qeverisi Rusinë nga 1801 deri në 1825. Periudha e tij e mbretërimit perkoi me ate të Napoléonit, me të cilin ai u ndesh jo pak herë.

Aleksandri u rrit ne menyren franceze pasi me formimin e tij u mor nje kolonel zviceran i quajtur Federik Sezar de Laharpe. Ky i fundit ndikoi shume ne karakterin e Aleksandrit duke i zhvilluar ide liberale qe binin ndesh me ato ne te cilat besonte babai i tij, Pavel i Ire. Gjyshja e tij Katarina e IIte, mendoi qe te Aleksandri te ishte pasardhesi i saj ne fron, por vdekja e papritur beri qe deshira e saj te mos behej kurre realitet.

Ne mars te 1801 Aleksandri u informua për nje komplot qe po organizohej kunder babait te tij. Naten e 23 marsit te atij viti Pavel i Ire u vra ne pallatin e tij Sen Mihail nga nje grup oficeresh te udhehequr nga Gjeneral Benigsen. Po ate date Alexandri i Ire u emerua Perandor I Rusise por deri diten e vdekjes ai u ndje pergjegjes për humbjen e te atit.

Disa muaj pas ngjitjes në fron Aleksandri mori një sërë masash për reformimin e kushtetutës në vënd dhe liroi skllavët e provincave balltike. Në vendimet e tij ai këshillohej nga vëllai Konstantin. Politika e tij do të braktisej pas ardhjes në fronin e Rusise, të carit Nikolla i I-re. Ne 1801 i nxitur dhe nga Laharpe Rusia vendosi paqen me Francen. Cari nisi te shfaqte hapur adimirimin e tij për Francen dhe institucionet franceze. Ai fliste gjithnje me superlative kur behej fjale për figuren e Napoleon Bonapartit. Megjithate ne nje hark kohor shume te shkurter Alexandri i Ire nisi te ndryshonte serish mendim. Perseri prapa skene qendronte i zakonshmi Laharpe, i cili pas nje vizite ne Paris i dorezoi Carit nje liber me pershtypje te tijat. Sipas vete Aleksandit ky liber i ndryshoi rrenjesisht pikpamjet. Nuk vonoi shume dhe ai deklaroi se Napoleoni nuk ishte nje patriot i vertete por tirani me i madh i botes.

Aleksandri i Ire ishte kundershtari ushtarak me i forte i Napoleon Bonaparte : Ai bëri aleancë me Austrinë dhe Prusinë, u mund në betejën e Austerlitz në 1805 dhe në atë të Friedland-it në 1807. Gjatë 1808-1809 mbështëti fuqimisht Francën në luften kundër Anglisë dhe Suèdisë, me qellim për të pushutar Finlandën (sipas traktatit të Frederikshaven. Aleanca me Francen u prish kur Aleksandri i Ire nënshrkoi me turqit traktatin e Bukureshtit. Ky ishte shkaku që solli pushtimin e Mokes nga Franca e më pas fitoren e Rusisë në Bérezina më 29 nëntor1812.

Në aspektin fetar, duke filluar që nga 1914, Aleksandri i Ire, u perfshi nga méthodismi dhe u perpoq për te ndertuar nje shoqeri te ashtuquajtur biblike. Ne 1825, disa muaj para se te vdiste, ai lajrmeroi Papen Léon XII se deshironte te braktiste fene ortodokse, dhe te perfshinte Rusine ne Kishen Romake.

Ne vjështën e 1825, me motivin për te bere nje udhetim me bashkshorten e tij te semure, shkoi ne jug te Rusise. Nderkohe qe po pergatitej nje perballje luftarake midis Rusise dhe Perandorise Osmane, Aleksandri i Ire vdes me 18 nëntor ne Taganrog. Vdekja e tij u shoqerua me shume dyshime pasi gjate ceremonies mortore shume nga te pranishmit kufoma nuk ngjante aspak me Carin. Thuhet se Cari kishte shpikur vdekjen e tij i shtyre nga deshira për te jetuar i qete.

I vetmi fakt ne te cilin historianet mbështësin te tilla hipoteza është se Aleksandri i III hapi varrin e Aleksandrit te Ire, por brenda nuk kishte asgje Thuhet se ai ishte fshehur ne Tomsk te Siberise ku bente jeten e nje prifti dhe quhej Fédor Kousmistch. Sipas ketyre zerave, te pavertetuar, Aleksandri i Ire u zbulua dhe u pushkatua me 20 janar 1864.

 Commons: Aleksandri I – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale