Alexander Kapp
Aleksandër Kap 1799 - 1869 | |
---|---|
U lind më | 28 nëntor, 1799 Ludvigshtat, Gjermani |
Vdiq më | 9 tetor, 1869 Cyrih, Zvicër |
Occupation | Pedagog, mësues |
Kombësia | Gjerman |
Alexander Kapp shqip: Aleksandër Kap, (28 nëntor 1799, Ludvigshtat- 9 tetor 1869, Cyrih) ishte një pedagog dhe redaktor gjerman.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aleksandër Kap studioi për filologji klasike. Nga viti 1821 ai ligjëroi gjuhët e lashta në gjimnazin në Hamm, pastaj kaloi në Universitetin e Würzburgut. Një kohë punoi edhe në Minden. Në mes të viteve 1832-1849 ishte drejtor shkolle në Soest. Duke u perballur me tendencat reaksionare në sistemin arsimor gjerman, humbi vendin e tij të punes. Për një kohë ai ka jetuar në Darmstadt, pastaj u zhvendos në Zvicër, ku morri nënshtetësinë zvicerane dhe filloi punën si ligjërues në Institutin Politeknik të Cyrihut. Gjithashtu themeloi edhe një institucion edukativ e arsimor për vajza. Vdiq në Cyrih.
Andragogjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1833, për herë të parë ai prezantoi termin andragogji në veprën "Idetë edukative të Platonit" (Gjermanisht: Platon's Erziehungslehre, als Pädagogik für die Einzelnen und als Staatspädagogik.[1] Me aq sa dihet deri më tani, Alexander Kapp është i pari që ka përdorur një term të tillë. Këtu qëndron edhe kontributi kryesor i pedagogut Aleksander Kapp. Andragogjia sipas tij përbëhet nga strategjitë e të nxënit të fokusuara në të mësuarit e të rriturve. Ajo shpesh interpretohet si process i angazhimit të të rriturve në procesin e të nxënit. (Më vonë, termi andragogji erdhi duke u zhvilluar deri në atë nivel sa që pedagogu amerikan Malcolm Knowles e quajti teori të arsimimit të të rriturve). Alexander Kapp e përdori andragogjinë për të përshkruar elementet e teorisë edukative e arsimore të Platonit. Andragogjia (ander- që do të thotë "njeri") mund të jetë në kontrast me pedagogjinë (paid- që do të thotë 'fëmijë' dhe agogos që do të thotë 'drejtues'). Në vitin 1921, ky term u rishfaq në një raport nga Rosenstock në të cilin ai argumentoi se "arsimimi i të rriturve kërkon mësues, metoda dhe filozofi të veçanta, dhe ai përdori termin andragogji për t'iu referuar kolektivisht kërkesave tilla"
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përveç kontributit në fushën e andragogjisë, Alexander Kapp ndihmoi edhe me studimin e pikëpamjeve pedagogjike e klasike greke dhe zbatimin e këtyre pikëpamjeve në problemet aktuale të arsimit. Këto tema ai i trajtoi në veprat e tij si:
- Platon's Erziehungslehre, als Pädagogik für die Einzelnen und als Staatspädagogik; 1833 [1]
- Aristoteles' Staatspädagogik als Erziehungslehre für den Staat und die Einzelnen; 1837 [2]
- Einleitung der Gymnasialpädagogik; 1841[3]
- Anleitung zur deutsche Redekunst; 1848[4]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Alexander Kapp: Platon's Erziehungslehre, als Pädagogik für die Einzelnen und als Staatspädagogik. F. Essmann. Minden und Leipzig. 1833. fq. VII,IX,X und XXI
- ^ Alexander Kapp: Aristoteles' Staatspädagogik als Erziehungslehre für den Staat und die Einzelnen. Schulzische Buchh. Hamm. 1837
- ^ Alexander Kapp: Einleitung der Gymnasialpädagogik F. W. Nasse. 1841
- ^ Alexander Kapp: Anleitung zur deutschen Redekunst K. Reimarus. Berlin. 1848