Alexandre Degrand
Alexandre Degrand (1844 - 1911) ka qenë diplomat dhe shkrimtar francez, konsull në Shkodër në Perandorinë Osmane nga viti 1893 deri në vitin 1899.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Alexandre Degrand lindi në Paris në vitin 1844. Pas përfundimit të arsimit dhe studimeve u bashkua me shërbimin e jashtëm francez. Nga viti 1893 deri në vitin 1899 shërbeu si konsull francez në Shkodër. Baroni Degrand ishte veçanërisht i interesuar për historinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, dhe në veçanti për parahistorinë dhe antikitetin e tij. Gjatë qëndrimit në Shqipëri vizitoi kështjellat, kishat mesjetare, gërmadha dhe rrënoja, duke vënë në dukje atë që pa dhe atë që dëgjoi nga njerëzit që takoi. Dy vjet pas largimit të tij nga Shqipëria, ai botoi veprën e tij me titull, "Kujtime nga Shqipëria e Epërme" (Souvenirs de la Haute-Albanie), botuar në Paris, në vitin 1901, ku paraqet një përshkrim të dokumentuar mirë të Shqipërisë së Veriut të asaj periudhe. [1]