Alfiya Avzalova
Avzalova Alfiya Avzalovna (lindur në 15 janar 1933- 15 qershor 2017) ishte një këngëtare ruse gjatë Bashkimit Sovjetik. Ajo gëzonte titullin “Artiste e Nderuar” në republikën autonome të Tataristanit, gjithashtu soliste e Shoqërisë Filanmornike të Tataristanit.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Alfia Avzalova lindi në fshatin e Aktanyshit, në distriktin e Aktanyshska në Republikën e Tataristanit. Ajo mbeti jetime kur prindërit e saj u larguan nga jeta në Luftën Patriotike. Ajo u rrit nga tezja e saj.
Në 1957 ajo u bë solistja e Ansamblit të Tataristanit, si dhe performoi punimet muzikore të Soltan Ğäbäşi, Mansur Muzafarov, A. Klyucharev si dhe shumë kompozitorëve të tjerë. Repertori i saj përfshinte shumë këngë moderne folklorike dhe antike. Ajo studioi me Raisa Volkovën, më pas ajo punoi si drejtoreshë artistike në Shoqërinë Filarmonike të Tataristanit.
Pas një viti punë në Ansambël, Alfia Avzalova u përfshi në shkollën e muzikës. Pas disa kohësh ajo krijoi grupin e saj të koncertit nën emrin “Kazan utlary” që drejtohej nga dirigjenti Karim Gabidullin si dhe përfshinte një grup valltarësh.
Së bashku me Ansamblin, Alfia Avzalova zhvilloi ture në Republikat të Azisë Qendrore si dhe shteteve baltike, ku dhe vizitoi Moskën, Leningrandin si dhe shumë qytete në Rusi. Për çdo tur ajo zhvilloi më shumë se 100 koncerte.
Alfia Avzalova u largua nga jeta në moshën 85 vjeçare në Kazan.