Alfons Gurashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Alfons Gurashi
Fotoporteti
Emri Alfons
Mbiemri Gurashi
Vdiq më 27 maj 2007
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare
Profesioni gazetar

Alfons Gurashi është gazetari dhe folësi i karrierës në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar. Ai filloi punën e tij rreth viteve '60 në Radio Tirana dhe vetëm disa vite më vonë, ai u bë një ndër gazetarët më të njohur të televizionit publik. Është ndër spikerët më të vjetër që këmbënguli të mbetej në tregun e televizioneve. Ai kishte ardhur aty pas përfundimit të studimeve të larta në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi. Ai u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare më 27 maj 2007.[1]

Karriera profesionale[redakto | redakto tekstin burimor]

Gazetari Alfons Gurashi njihet dhe mbahet mend si nje nga gazetaret me te hershem te Radio Televizionit publik Shqiptar. Nuk është e nevojshme të hysh në arkivat e RTSH-së, për të kujtuar gazetarin. Imazhi dhe timbi i zërit te tij është i njohur, jo vetëm për ata që e ndiqnin në edicionet e lajmeve, në të vetmin ekran televiziv në Shqipëri, por edhe për më të rinjtë. Më shumë se 30 vjet punë në RTSH. Kronika, intervista, reportazhe nga çdo kënd i Shqipërisë. “Sa herë që kishim me merak realizimin e një kronike, një ngjarjeje apo aktiviteti, pa më të voglin shqetësim ia ngarkonim Alfonsit. Një gazetar i lindur, që dinte të manovronte, të lidhte kronikën e reportazhin në një kohë rekord dhe kjo ishte një garanci shumë e madhe për ne”, -thotë ish-drejtori i RTSH-së Marash Hajati. “I thjeshtë, pa komplekse, përshtatej në komunikim me të gjithë njerëzit. Kur fliste me një fshatar kthehej në një fshatar, me një intelektual në një intelektual”, - tregon Tefta Radi. Dhe Alfonsi që filloi punë në vitet ‘60, në më shumë se 4 dekada vite pune, akumuloi stres dhe emocione shumë të mëdha”, - tregon Radi. Teksa qëndron tek shkallët e RTSH-së dhe sheh njerëzit që hyjnë e dalin për të takuar edhe një herë gazetarin, kur kujton vitet nën diktaturë, prezantueses nuk mund të mos i kujtohet një shprehje e Vera Zhejit që gjithmonë u thoshte: “Mos harroni se mikrofoni ju bren nga brenda! Pas angazhimeve në RTSH, ai ka qenë ndër spikerët e parë të televizionit privat Top-Channel.

Angazhime te tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas largimit prej Top Channel është marrë me fotografi. Në janar të vitit 2007 prezantoi ekspozitën "50 foto nga Amerika".

Në ambientet e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” është hapur ekspozita e gazetarit të njohur, Alfons Gurashit. Në këtë ekspozitë merrnin pjesë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe zëvendësministrja e Kulturës, Suzana Turku. Në fjalët përshëndetëse u vllerësuan fotografitë e servirura nga gazetari i njohur, ndërsa zonja Jozefina Topalli i vlerësoi ato dhe i konsideroi mjaft të veçanta. Duke e uruar Gurashin për këtë ekspozitë, zonja Topalli vlerësoi punën dhe karrierën e gjatë të gazetarit Gurashi, si një kontribues i çmuar në lëmin e gazetarisë.

Ekspozita e çelur nga gazetari Gurashi kishte fokusuar në blicin e aparatit të tij mjaft imazhe të ndryshme nga jeta e Amerikës. Ai pohoi se kjo ekspozitë nuk ishte artistike për vetë faktin se fotot e shkrepura nga ai ishin shkëputur nga jeta e përditshme në Amerikë. Ai pohoi se gjithçka ka qenë e fokusuar sipas momentit, përfshirë këtu dhe copëza të jetëve të emigrantëve në Amerikë. Ekspozita fotografike “50 foto nga Amerika” përmban dhe imazhe nga qytete të ndryshme të SHBA-ve, duke filluar nga Nju-Jorku, Uashingtoni, Bostoni, Filadelfia, Nju-Xhersi, Hartfordi, Atlantik Siti, Uesteri, Rocesteri e deri tek Niagara.

Autori ka përzgjedhur këto 50 foto nga disa qendra që ai ka realizuar gjatë një vizite njëmujore në SHBA. Autori nuk ka pretendime artistike për fotot e paraqitura në këtë ekspozitë, ndonëse disa prej tyre janë fotografuar thjesht nga këndvështrimi që i bëjnë ato të bukura apo tërheqëse. Në fotot e paraqitura në këtë ekspozitë, veç peizazhit karakteristik, pamjeve nga vendet e njohura të qyteteve të njohura të SHBA-ve si dhe vendeve historike, apo monumenteve dhe memorialeve të shumta, ka edhe disa portrete interesante të fotografuara spontanisht. Ato paraqesin qytetarë amerikanë me kombësi të ndryshme. Nuk mungouan në këtë ekspozitë edhe portrete të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë prej vitesh në SHBA, si dhe foshnja të lindura në maternitetet amerikane. Të gjitha fotot e ekspozuara në këtë ekspozitë përbëjnë një fotoreportazh nga Gurashi të SHBA-ve.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]