Alfred Çapaliku
Appearance
(Përcjellë nga Alfred Capaliku)
Alfred Capaliku | |
Emri | Alfred |
Mbiemri | Capaliku |
Lindur më | 28 qershor 1952 |
Lindur në | Shkodër |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | shqiptare |
Profesioni | shkrimtar |
Alfred Çapaliku lindi në Shkodër, më 28 qershor 1952. Debutoi me poezi në shtypin letrar që në shkollën e mesme. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në degën Gjuhë-letërsi, më 1973.
Punoi arsimtar në fshatrat e Tropojës e të Shkodrës, si dhe në qytet. Është pedagog i Letërsisë Shqipe dhe asaj të krahasuar, në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi"
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- " Kënga e kantiereve " (poezi), Tiranë,1976
- " Për njerëzit e punës " (poezi), Tiranë,1980
- " Java pa ty " (poezi), Shkodër,1995
- " At Vinçenc Prendushi " (monografi), Shkodër, 1996
- " Një javë me perralla " (prozë parë fëmijë), Shkodër, 1998
- " Bernardin Palaj " (monografi), Shkodër, 1999
- " Tregime për ty " (prozë), Shkodër, 1999
- " Muzikë në lëvizje " (poezi), Shkodër, 2000
- " Ufoja dhe lulet " (poezi për fëmijë), Shkodër, 2001
- " Gaspër Pali " (monografi), Shkodër, 2002
- " Alfabeti i munguar" (studime letrare) , Shkodër, 2003
- "Ese dhe studime letrare" (studime letrare, ese), Shkodër, 2005