Ali Berisha
Ali Berisha (lindur më 9 shtatorë 1962, politikan, shqiptar nga Kosova.
Ali Berisha është anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosoves. Si anëtar i kësaj partie, ai është edhe kryetar i degës në Pejë dhe Anëtarë i Kryesisë Qendrore.
Shkollën e mesme Gjimnazin e kreu ne Pejë, ndërsa fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë,ku ka specializuar mjekësinë interne. Berisha pas shkollimit, nga viti 1991-1997 punoi mjek në ambulancën e Qeverisë së Kosovës dhe ambulancën e “Nënës Tereze”. Nga viti 1998-1999, ishte pjestarë në UÇK, përgjegjës për sektorin e shëndetësisë në Zonën Operative të Dukagjinit. Gjatë viteve 1999-2001, Drejtor i Drejtoratit të Shëndetësisë, në Komunën e Pejës ndërsa gjatë viteve 2001-2007, Drejtor i Spitalit Rajonal në Pejë.
Në zgjedhjet e vitit 2007 u zgjodh Kryetar i Komunës së Pejës me 18.000 vota të qytetarëve.
Në zgjedhjet e vitit 2009 u ri-zgjodh Kryetar i Komunës së Pejës me 24. 000 vota të qytetarëve.
Jeton në Pejë me gruan dhe 2 femijet