Ali Januzi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ali Januzi Ka lindur më 28.02.1956 në Pasomë (Sumë). Ka kryer arsimin e mesëm. Në 1975 ka punuar në KEK në Vushtrri. Ka qenë pjesëtar i demonstratave të vitit 1981 prej të cilave ka mbetur i plagosur dhe që prej këtij viti ka vepruar në ilegalitet. Në vitin 1982 ka qenë pjesë e grupit revolucionar për çlirimin dhe bashkimin kombëtar dhe është dënuar për pjesëmarrjen e tij. Ai ka qenë pjesë e UÇK-së si ndihmës komandant për Moral e Politikë. Në vitin 1995 është dënuar në mungesë me 15 vjet burg. Pas luftrave është kthyer në vendin e punës në KEK në të cilin kishte filluar të punonte që prej vitit 1975.