Jump to content

Ali Sula

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ali Sula u lind në Durrës në vitin 1923 mjek i njohur edhe për dy librat e tij me kujtime për qytetin bregdetar promovoi të premten vëllimin “Historiku i shëndetësisë dhe spitalit të Durrësit gjatë shekullit të XX”. Mjeku 90-vjeçar, i njohur për vitalitetin dhe integritetin profesional ka punuar disa vite për grumbullimin e të dhënave dhe fotove të qendrave shëndetësore, ambulancave dhe spitaleve në të gjithë rrethin e Durrësit, i cili deri në fillim të viteve 1990 përfshinte edhe Kavajën Pas shkollimit fillestar në Durrës ai studioi në Universitetin e Firences për mjekësi, nga ku u rikthye për shkak të luftës në vitin 1943.Më 1945 nis punën për ndërtimin e strukturave shëndetësore të qytetit të lindjes, ndërsa dy vjet më vonë shkon në Zagreb (Kroaci) dhe Timoshoara (Rumani) për vazhdimin e studimeve.Në vitin 1950 diplomohet mjek.Për disa vite punon në Vlorë dhe Gramsh e më pas në Kavajë. Bashkë me kolegë të tjerë të nderuar në Durrës, dr. Ali Sula bëhet promotor i ndryshimeve të mëdha në sistemin shëndetësor të Durrësit dhe rrethinave të tij, duke fituar respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve.