Alma Kovaçi
Alma Kovaçi është ish-volejbollisten e kombëtares shqiptare.
Pas aventurës katër vjeçare si ndihmës teknike te skuadra e “Black Knights” (ShBA) ku ka pasur një rol kyç edhe në Ligën Amerikane “Patriot League Tournament”, në fillim të 2007-ës, Kovaçi mori postin e trajneres në Akademinë Ushtarake në Amerikë duke u bërë e femra e shtatë që drejtonte në harkun kohor të 29-viteve. Forma e mirë e saj ishte vënë re nga shumë specialistë në ndeshjet e kampionatit, të cilët nuk hezituan që ta zëvendësonin me amerikanen, Glen Konli, e cila pranoi me shumë dashamirësi shqiptaren.
Përpara 2006-ës Kovaci ka marrë pjesë në turneun e “Women Coaches Academy in Colorado Springs”. Ajo ka qenë një ndër 25 trajnerët femra e përzgjedhura në këtë aktivitet. Në janar të 2005-ës, Kovaçi ka qenë dhe pjesëtare e ekipit kombëtar të Shqipërisë në kampionatin botëror të volejbollit, i cili u mbajt në Shefild të Anglisë. Alma Kovaçi gjatë qëndrimit në Amerikë ka luajtur në Ligën Profesionale të Volejbollit me skuadrën e “Grand Rapids Force”.