Alpinistët që ngritën flamurin shqiptar në Everest
Appearance
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ngritja e flamurit shqiptar në Everest, ishte një arritje historike për alpinizmin shqiptar dhe një krenari e veçantë për Shqipërinë. Falë alpinistëve shqiptarë, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë (28 Nentor 2012) flamuri ynë u valëvit në pikën më të lartë të botës – maja e Everestit, Xhomolunga, 8848 metra mbi nivelin e detit.
Alpinistët shqiptarë Mateo Begeja (19 vjeç), Erli Rudho (22 vjeç) Gerti Pishtari (25 vjeç), Fation Plaku (37 vjeç), Gjergj Bojaxhi (38 vjeç) dhe Xhim Begeja (47 vjeç) ia dolën të përballonin ngjitjen e vështirë të Everestit mes kushteve ekstreme atmosferike me erëra të fuqishme, rrallim të oksigjenit e temperatura deri - 40 gradë nën zero.