Jump to content

Ambasada Kosovare në Itali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ambasada Kosovare në Itali gjendet në Romë, kryeqyteti Italian. Prej shumë vitesh Italia është një nga vendet mbështetëse të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës nëpërmjet shumë donacioneve dhe investimeve në fusha të ndryshme ndërsa lidhjet ndernjerëzore ndërmjet dy vendeve janë vendosur prej shekujsh, lidhje të cilat i ka favorizuar afërsia gjeografike dhe aspektet kulturore.

Republika e Kosovës dhe Republika e Italisë kanë marrëdhënie të ngushta miqësore, të cilat reflektohen në bashkëpunimin shumëplanesh që ekziston ndërmjet dy vendeve, si në nivelin politik, ashtu në atë të marrëdhëniet ndërkombëtare. Ekzistojnë shkëmbime edhe në fusha të tjera, si arsim, kulturë, shëndetësi, ekonomi, tregti etj. Kosova dhe Italia kanë vendosur bashkëpunim edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes menjëherë pas përfundimit të luftës ku ky shtet ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë me një numër të madh të forcave ushtarake të KFOR-it, nën obrellën e NATO-s.

Republika e Kosovës ka hapur konsullata edhe në qytetin e Milanos dhe të Barit, ndërsa në Itali jeton një numër i madh i shtetasve kosovarë, rreth 40 mijë të cilat i përkasin komuniteteve të ndryshme etnike të Kosovës.

Bashkpunimi politik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Italia është një nga vendet mbështetëse të pavarësisë së Kosovës. Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në mbështetjen e procesit të çlirimit të Kosovës nga Serbia gjatë vitit 1998-1999, si anëtare e NATO-s. Pas çlirimit të Kosovës shteti italian, si një nga shtetet anëtare të Grupit të Quintit dhe të Grupit të Kontaktit, së bashku me vende të tjera si SHBA, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, ka qenë mbështetëse e fuqishme edhe e procesit të pavarësimit të Kosovës. Republika e Italisë e ka njohur pavarësinë menjëherë pas shpalljes nga ana e Kuvendit dhe marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve janë vendosur menjëherë. Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi dypalësh është intensifikuar.

Si anëtare e NATO-s, Italia aktualisht është kontribuuesja më e madhe në numër trupash në KFOR. Roli i Italisë në çështjet e sigurisë në Kosovë është fundamental. Po kështu Italia ka kontribuar nëpërmjet pranisë së zyrtarëve të saj edhe në Misionin e EULEX-it dhe atë të UNMIK-ut, si dhe në misionin e OSBE-së në Kosovë.

Italia ka mbështetur Kosovën edhe në procesin e anëtarësimit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare si Banka Botërore, FMN, BERZH-i, Komisioni i Venecias, CEB etj.

Bashkpunimi ekonomik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Italisë dhe Kosovës është në një fazë fillestare për nga sasia e shkëmbimeve tregtare, mirëpo me një potencial shumë të madh për të ardhmen. Prani e Kompanive Italiane në Kosovë ka njohur rritje vitet e fundit, dhe po ashtu eksportimi i disa produkteve të Kosovës në Itali është bërë i mundur. Ekzistojnë një sërë marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Italisë të cilat janë nënshkruar dhe disa të tjera të cilat janë në proces. Italia këtë vit do të jetë kryesuese e Procesit të Ballkanit Perëndimor, proces i cili ka rëndësi të madhe për ekonominë e Kosovës.

Bashkpunimi kulturor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kosova dhe Italia janë në fazën e rritjes së bashkëpunimit kulturor si dhe në fushën e arsimit. Ka intensifikim në fushën e botimeve dhe të aktiviteteve kulturore. Në fushën e arsimit është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Universiteti La sapience dhe Universitetit të Prishtinës.

Ambasadore e Kosovës në Itali është Alma Lama. Alma Lama lindi në Krujë. Ajo është diplomuar në vitin 1999, në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, Universiteti i Tiranës.

Që prej asaj kohe ka qenë e angazhuar si gazetare dhe reportere ne një numër të madh mediash vendore dhe ndërkombëtare. Në vitin 2000 u angazhua në Gazetën Shqiptare në Tiranë, si reportere që mbulonte sistemin gjyqësor. Në tetor të vitit 2002 vjen në Prishtinë, ku kontribuon ne disa media te huaja si, IWPR, Osservatorio Sui Balcani, si korrespondente nga Kosova për 5 vite, United Press International, Washington Times, Transition Online etj. Gjatë kësaj periudhe ka publikuar artikuj në mediat më të rëndësishme vendore në Kosovë dhe Shqipëri. Znj. Lama u angazhua në televizionin Publik të Kosovës RTK në vitin 2003, si gazetare në departamentin e lajmeve, si dhe të Informacionit. Gjatë kësaj periudhe zhvilloi disa debate televizive të cilat u shquan për guxim dhe profesionalizëm. Në shkurt të vitit 2006 u angazhua në TV Shqiptar TOP CHANNEL, si korrespondente nga Kosova. Ajo themeloi zyrën e këtij televizioni në Prishtinë dhe për më shumë se tre vite me radhë mbuloi gjithë proceset politike dhe shoqërore nëpër të cilat kaloi Kosova, duke dëshmuar integritet të lartë profesional në përgatitjen e lajmeve si dhe dokumentarëve nga Kosova dhe rajoni. Në shtator të vitit 2010, në bashkëpunim me gazetën Kosova Sot implementoi projektin e gazetarisë investigative INVESTIGIM. Në këtë gazetë gjithashtu u angazhua si analiste për çështje politike që prej vitit 2009. Gjatë kësaj periudhe ka bashkëpunuar herë pas here edhe me televizionin britanik BBC për përgatitjen e dokumentarëve me tema nga Shqipëria. Zonja Lama ka zhvilluar një numër të madh trajnimesh profesionale në lidhje me gazetarinë dhe rolin e medias në shoqëri. Në vitin 2005 u trajnua për Gazetari Ndërkombëtare, Media dhe Komunikim në Greqi nga The Dewitt Wallace Centre for Communications and Journalism, Duke University. Në vitin 2009 përfundoi me sukses Trajnimin në shkollën e integrimeve Evropiane, në Prishtinë, ndërsa në vitin 2010 u trajnua për lidership, në Prishtinë dhe Washington, si pjesëmarrëse në programin Hope Fellowship. Përveç fushës së medias, Lama ka treguar interes edhe në sferën e shoqërisë civile, veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me transparencën dhe rolit të femrës në institucione.http://www.ambasada-ks.net/it Arkivuar 3 shkurt 2018 tek Wayback Machine

Stafi diplomatik i ambasadës në Itali përbëhet nga ambasadorja Lama, dhe 3 këshilltarë. -Lirije Berisha -Gjeneza Budima -Ruzvelt Frrokaj

Në kosovë: 1) 1 Janar – Viti i Ri 2) 7- 9 Janar – Krishtlindjet ortodokse 3) 17 Shkurt – Dita e Pavarisese se Republikes se Kosoves 4) 8 -9 Prill – Pashket Katolike 5) 9-10 Prill –Dita e Kushtetutes se Republikes se Kosoves 6) 15 - 16 Prill – Pashket Ortodokse 7) 1 Maj – Dita Nderkombetare e Punes 8) 9 Maj- Dita e Evropes 9) 19-20 Gusht – Bajrami i Madh, dita e pare 10) 20 Tetor – Bajrami i Vogel, dita e pare 11) 25 Dhjetor – Dita e Kershendellave

Në Itali: 1) 1 Janar – Viti i Ri 2) 6 Janar – Pagezimi ( feste ne Itali ) 3) 8 -9 Prill – Pashket Katolike 4) 25 Prill – Vjetori i Clirimit (feste ne Itali) 5) 1 Maj – Dita Nderkombetare e Punes 6) 2 Qershor – Dita e Republikes Italiane 7) 29 Qershor – Dita e San Pietro e Paolo (feste ne Itali) 8) 15 Gusht – Dita e Zonjes se B.V.M. 9) 1 Nentor – Dita e Gjithe Shenjtoreve 10) 8 Dhjetor – Dita e Konceptimit te Paperlyer 11) 25 Dhjetor – Dita e Kershendellave