Alma Lama

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Alma Lama lindi në Krujë. Ajo është diplomuar në vitin 1999, në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, Universiteti i Tiranës.

Që prej asaj kohe ka qenë e angazhuar si gazetare dhe reportere në një numër të madh mediash vendore dhe ndërkombëtare. Në vitin 2000 u angazhua në Gazetën Shqiptare në Tiranë, si reportere që mbulonte sistemin gjyqësor. Në tetor të vitit 2002 vjen në Prishtinë, ku kontribuon në disa media të huaja si, IWPR, Osservatorio Sui Balcani, si korrespondente nga Kosova për 5 vite, United Press International, Washington Times, Transition Online etj. Gjatë kësaj periudhe ka publikuar artikuj në mediat më të rëndësishme vendore në Kosovë dhe Shqipëri. Znj.Lama u angazhua në televizionin Publik të Kosovës RTK në vitin 2003, si gazetare në departamentin e lajmeve, si dhe të Informacionit. Gjatë kësaj periudhe zhvilloi disa debate televizive të cilat u shquan për guxim dhe profesionalizëm. Në shkurt të vitit 2006 u angazhua në TV Shqiptar TOP CHANNEL, si korrespondente nga Kosova. Ajo themeloi zyrën e këtij televizioni në Prishtinë dhe për më shumë se tre vite me radhë mbuloi gjithë proceset politike dhe shoqërore nëpër të cilat kaloi Kosova, duke dëshmuar integritet të lartë profesional në përgatitjen e lajmeve si dhe dokumentarëve nga Kosova dhe rajoni. Në shtator të vitit 2010, në bashkëpunim me gazetën Kosova Sot implementoi projektin e gazetarisë investigative INVESTIGIM. Në këtë gazetë gjithashtu u angazhua si analiste për çështje politike që prej vitit 2009. Gjatë kësaj periudhe ka bashkëpunuar herë pas here edhe me televizionin britanik BBC për përgatitjen e dokumentarëve me tema nga Shqipëria. Zonja Lama ka zhvilluar një numër të madh trajnimesh profesionale në lidhje me gazetarinë dhe rolin e medias në shoqëri. Në vitin 2005 u trajnua për Gazetari Ndërkombëtare, Media dhe Komunikim në Greqi nga The Dewitt Wallace Centre for Communications and Journalist, Duke University. Në vitin 2009 përfundoi me sukses trajnimin në shkollën e integrimeve Evropiane, në Prishtinë, ndërsa në vitin 2010 u trajnua për lidership, në Prishtinë dhe Washington, si pjesëmarrëse në programin Hope Fellowship. Përveç fushës së medias, Lama ka treguar interes edhe në sferën e shoqërisë civile, veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me transparencën dhe rolit të femrës në institucione.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]

  1. ^ "Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali". Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2017. Marrë më 4 shkurt 2018. {{cite web}}: |first1= i mungon |last1= (Ndihmë!)