Jump to content

Anna Karenina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ana Karenina)
Ana Karenina
AutorLeo Tolstoy
Titulli origjinalАнна Каренина
ShtetiRusi
Gjuharusishtisht
TemaAna Karenina
BotoiRilindja
Lloji i mediasPrint
Faqe960
ISBNISBN NA Invalid ISBN
OCLC0451528611

Anna Karenina (Анна Каренина), e njohur edhe me emrin Ana Karenin, është një ndër novelat më të njohura ruse e shkruar nga Leo Tolstoy gjatë viteve 1873 deri më 1877.

Në këtë vepër trajton stilin realist, duke treguar për familjet aristokrate në Rusi në atë kohë. Personazhi Ana Karenina është inspiruar nga vajza e Aleksandër Pushkinit, Maria Hartungu.

Kjo novelë ndahet në tetë pjesë. Vepra hapet me një citat madhështor "Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat".

Së pari autori na prezanton me personazhin Princ Stepan Arkadieviç Obllonski, "Stiva", një aristokrat moskovit i cili ka prishur marrëdhëniet me gruan e tij Darja Aleksandrovna "Dolli", e cila ka zbuluar se burri po e tradhtonte me guvernanten franceze. Stiva ishte i frikësuar se do e humbiste gruan e tij me të cilën trashëgonte fëmijët, kështu që ai thërret motrën e tij Ana Arkadjevna Karenina, nga Petersburgu, që ta bind Dollin t'i kthehet prapë.

Ndërkohë shoku i fëmijërisë së Stivës, Konstadin Dmitrieviç Levin, "Kostja" arrin në Moskë dhe i kërkon dorën motrës së vogël të Dollit, Kitit. Ajo e refuzon sepse ishte dashuruar me Kont Aleksej Kirilloviç Vronskin, por ai nuk kishte asnjë synim që të martohej me Kitin.

Stiva dhe Vronski takohen në Moskë në stacionin e trenit. Stiva priste motrën e tij, ndërsa Vronski të ëmën. Aty ndodh një aksident sepse një punëtor shtypet nga treni. Vronski sapo e sheh Anën dashurohet. Ata takohen prapë në ballon që mbahet në shtëpinë e Sherbackëve. Ana për fat arrin t'i bashkojë Dollin dhe Stivën dhe bëhet shoqe me Kitin. Në ballo Vronski vallëzon me Anën dhe Kiti bëhet xheloze.

Ana, e shqetësuar se do i prishte marrëdhëniet me Kitin për shkak të Vronskit, kthehet në Petersburg. Vronski niset për në Petersburg me të njëjtin tren. Në anën tjetër Levini i dëshpëruar për refuzimin e Kitit kthehet në fshat, në fermën e tij. Ana kthehet tek burri i saj Aleksej Aleksandroviç Karenin, dhe tek i biri Sergei ("Seriozha").

Tatiana Samoilova si Anna Karenina.

Mjeku personal i Sherbackëve tregon se shëndeti i Kitit ishte përkeqësuar për shkak se ajo ishte e mllefosur nga xhelozia ndaj Anës dhe Vronskit. Doktori i ri specialist i kishte rekomanduar për në llixhë për shërim. Kiti iu rrëfehet Dollit për pendimin e saj që ka zgjedhur Vronskin e jo Levinin.

Në kthimin e Anës në Petersburg ajo fillon të shpenzojë më shumë kohë me princeshën Beci dhe rrethin e saj, dhe më pak me rrethin moral dhe fetar ku bënte pjesë edhe Lidja Ivanova, me të cilën Ana ishte shumë e afërt. Vronski vazhdon ta ndjekë Anën. Ajo në fillim mundohet ta heqë nga vetja por ajo mposhtet nga dashuria për të.

Karenini i thotë Anës për bisedën e gjatë të saj me Vronskin, dhe se ajo po binte shumë në sy të shoqërisë. Pas një kohe ajo bie në dashuri përfundimisht dhe mbetet shtatzënë.

Vronski ndërkohë ka një garë kuajsh, ku merr pjesë me kalin e tij Fru-Fru. Gjatë garës kali i lodhur i vdes aksidentalisht dhe Vronski shpëton me pak lëndime. Aty vërehet frika e shprehur e Anës gjatë rrëzimit të Vronskit, duke bërë që të vërehet fare mirë nga shoqëria. Kjo në libër paraqitet si një pyetje nga shoqëria "Çka nëse?".

Në anën tjetër Kiti me të ëmën shkojnë për shërim në llixhën gjermane. Atje ato takojnë Madam Shtal dhe vajzën e saj të adoptuar Varjenka. E ndikuar nga Varjenka, Kiti fillon të përmirësohet. Dhe kështu ajo kthehet në Moskë.

Pjesa e tretë parqet jetën e Levinit në fermë jashtë qytetit. Ai mbetet i humbur në mendime se si ai kritikon qytetrimin dhe se si ndihet i gënjyer para të tjerëve. E gjithë kjo atij i ndodh për shkak të atij refuzimi nga Kiti.

Në anën tjetër Stiva e sjell Dollin në fshat tek Levini për shkak të një kontrate për shitjen e drunjëve.

Dolli takon Levinin, dhe mundohet t'i zgjojë përsëri ndjenjat e tij për Kitin. Ajo i tregon se ajo nuk është e martuar. Së pari ajo dështon, por pastaj ajo arrin që ta bindë se Kiti ende e do atë. Në Petersburg, Karenini e bezdis Anën duke refuzuar për t'u ndarë nga ajo dhe e kërcënon se ai nuk do ta lejoj ta shoh më të birin Seriozha deri sa ajo ta lë Vronskin.

Për Kareninin situata bëhet e padurueshme dhe fillon të ndjekë divorcin. Vëllai i Anës, Stiva, tregon se është kundër kësaj dhe e bind që të flasë me Dollin së pari. Përsëri plani i Dollit del i pasuksesshme, por Karenini ndryshon planet kur dëgjon se Ana po vdes në spitalin e lindjes. Tek shtrati i saj Karenini e fal Vronskin. Vronski i marrosur nga ndikimi i Kareninit tenton vetëvrasje. Megjithatë Ana merr veten, duke lindur vajzën e quajtur Ana (“Ani”). Stiva i lutet Kareninit që të kërkojë divorc. Vronski së pari vendos të fejohet në Tashkent por pastaj prish mendjen kur e sheh Anën dhe largohen në Evropë pa marrë divorcin me vete. Stiva organizon një takim mes Kitit dhe Levinit i cili del i suksesshëm. Ata të dy pajtohen.

Levini dhe Kiti martohen. Pas disa muajsh, Levini mëson se i vëllai Nikollaj po vdiste. Çifti shkon tek ai dhe Kiti bëhet infermiere deri sa të vdesë. Në Evropë Vronski dhe Ana mundohen të gjejnë shokë të cilët do t'i pranojnë dhe do të mbështesin aktivitetet të cilat do t'i argëtojnë ata, por ata shpejt kthehen në Rusi. Karenini është i ngushëlluar dhe i ndikuar nga mikja e tij Konteshë Lidja Ana. Ana Karenina niset për vizitë të të birit Seriozha e paftuar në datëlindjen e tij, por zbulohet nga burri i saj i zemëruar Karenini. Konteshë Ivanova i kishte thënë Seriozhës se e ëma kishte vdekur. Pas një kohe të shkurtër Vronski dhe Ana largohen nga vendi.

Dolli viziton Anën. Nga kërkesa e Vronskit, ajo i thotë Anës që të kërkoj divorcin nga burri i saj sepse vajza e saj dhe e Vronskit e mban mbiemrin e tij dhe kjo gjë e shqetëson Vronskin. Prapë duket se Dolli del e pasuksesshme, por kur Vronski largohet për pak ditë për shkak të zgjedhjeve provinciale, një mërzi dhe dyshim bën që Ana të kërkojë të martohet me Vronskin. Ajo i shkruan Kareninit ku i lutet që t'i japë divorcin por siç duket është e kotë . Kështu dashuria në mes tyre fillon të zbehet dhe ata vendosin të kthehen në Moskë.

Levini dhe Kiti jetojnë në Moskë dhe ajo lind djalë. Stiva, gjersa kërkon një punë nga Karenini, përsëri ia bën të qartë kërkesën për divorc, por Karenini thotë se vendimi është i udhëhequr nga një “mbikëqyrës"- i rekombanduar nga Ivanova – i cili dukshëm e këshillonte ta anulonte. Marrëdhëniet midis Anës dhe Vronskit fillojnë të vyshken. Ata planifikojnë të kthehen në vendin e tyre, por Ana e zemëruar dhe xheloze niset më herët dhe shkon në stacionin hekurudhor ku bën vetëvrasje. (Tolstoj ishte frymëzuar nga gazeta që kishte lexuar për një vetëvrasje).

Tregimi pas vdekjes se Anës vazhdon. Stiva gjen punën që donte dhe Karenini merr nën mbikqyrjen Anien. Disa vullnetarë rusë, përfshirë edhe Vronskin, i cii nuk kishte ndërmend të kthehej në Rusi, largohen në revoltën serbe të nisur kundër turqve. Dhe, nga gëzimi dhe frika e të qenit baba Levini, zhvillon besimin tek Zoti i Krishterë.

  • Ana Arkadjevna Karenina – Personazhi kryesor, motra e Stivës dhe e dashura e Vronskit
  • Kont Aleksei Kirilloviç Vronski – I dashuri i Anës
  • Princ Stepan Arkadjevitç Obllonski ("Stiva") – Vëllau i Anës
  • Darja Aleksandrovna Obllonskaja ("Dolli") – Gruaja e Stepanit
  • Aleksei Aleksandroviç Karenin – Burri i Anës
  • Konstantin Dmitrieviç Levin ("Kostja") – Burri i Kitit dhe protagonisti tjetër i romanit
  • Nikolai Levin – Vëllau i Levinit
  • Ekaterina Aleksandrovna Shkerbackaja ("Kitty") – Motra e vogël e Dollit, gruaja e Levinit
  • Konteshë Lidia Ivanovna – Kushërira e Kareninit dhe e interesuara në gjërat fetare dhe mistike.
  • Anna Karenina- film i realizuar me 1948 me aktore Sophie Marceau si Ana Karenina
  • Ana Karenina- film i realizuar me 1997 me aktore Viven Leigh
  • Anna Karenina- film dramë i realizuar me 1935 ku luajnë yjet si Greta Garbo, Fredric March, dhe Maureen O'Sullivan
  • Anna Karenina- film i realizuar ne 2012 me aktore si Keira Knighyley