Jump to content

Andrea Gropa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Andrea Gropa ishte një fisnik shqiptar i shekullit të 14-të i cili sundoi rajonin dhe qytetin e Ohrit, fillimisht si vasal për një kohë shumë të shkurtër (župan) te mbreti serb Vukašin Mrnjavčević (r. 1365–1371), pastaj si i pavarur pas vitit 1370. Ai ishte rival i princit Marko dhe së bashku me Andrea II Muzakën arritën t'i merrnin Prilepin dhe Kosturin. Rrjedhte nga familja fisnike Gropa.

Andrea ishte pjesëtar i familjes shqiptare Gropa. Paraardhësi i tij Pal Gropa u njoh nga Karli I i Napolit në 1273: "nobili viro sevasto Paulo Gropa »casalia Radicis maioris et Radicis minons, пeс non Cobocheste, Zuadigorica, Sirclani et Craye, Zessizan de sitam in[4]. Gjatë ekspansionit serb në Maqedoni, Gropa u zhvendos edhe drejt jugut, duke u bërë fqinjë me Arianitin dhe Shpatën.[5]

Pas vdekjes së perandorit Dushan (1355), Gropa ishte një sundimtar lokal në rrethin e Ohrit.[6] Para betejës së Maricës, Gropa ishte një vasal i familjes Mrnjavçeviç;[7] Mbreti i Serbisë Vukašin Mrnjavčević (r. 1365 – vdiq më 1371), e mbajti Maqedoninë Perëndimore si bashkësundimtar të perandorit Stefan Urosh V të Serbisë. r. 1355 - vdiq 1371).