Andrea Llukani
Andrea Llukani (Tirana, 18 dhjetor 1966) është një historian shqiptar. Andrea Llukani ka botuar 50 libra, disa prej tyre i ka përmbledhur në 12 vepra.
Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin Kombëtar “Kapodistria” të Athinës. Gjithashtu ka studiuar në Institutin “Gëte” dhe është specializuar në “Pravoslavna Akademia”, të Çekisë.
Gjatë viteve 1998-2002, ka qenë pedagog në lëndën e Historisë së Krishtërimit, ndërsa më 2001-2002 ka qenë drejtor i radios “Ngjallja”.
Aktualisht është Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Koleksioneve në “Muzeun Historik Kombëtar”.
Prej vitit 2002 është anëtar në International Federation of Jurnalists dhe më 2006 anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë.
Me botimin e albumit “Arti i ikonografisë në Shqipëri”, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë krijimtaria e tij ka arritur pikën më kulmore.
Andrea Llukani ka shkruar artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit: “Global Challenge”, “Diskutime”, “Studime Muzeologjike”, “Dritëhije”, “Emanthia”, “Albanon”, “Pelegrin”, “Alternativa”, Saturno magazine” etj.
Ai është anëtar i redaksisë së revistave shkencore “Studime Muzeologjike” dhe “Dritëhije”. Prej vitesh është kryeredaktor i gazetës dygjuhëshe shqip-italisht “Rrënjët”, “Le Radici”.
Prej vitit 2017 është anëtar i Këshillit Shkencor të Muzeut Historik Kombëtar, si edhe anëtar i Sekretarisë Teknike të Këshillit Kombëtar të Muzeve.