Andrea Miauli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Andrea Miauli

Andrea Miauli admirali i njohur (1769-1835) ishte bir i Dhimitër Bokut ose Voku me prejardhje nga Eubeja. Një stërgjysh i Andreas e ndërroi mbiemrin nga Boku në Miauli. Duke marrë për mbiemër emrin e anijes “Miauli”, ku ai punonte me vite të tëra. Andrea Miauli lindi në ishullin e Nidhrës dhe që në rini ishte pirat. Një herë një anije pirate malteze i mbytën anijen, babai i tij në vend të fjalëve ngushëlluese, e vuri përpara duke i thënë: “Mbaru që këndej, kjo është kasandi jot! Tjetër herë të më dëgjosh!”. Natyrisht që flisnin në gjuhën amtare arvanitika (shqipen) si shumë heronj të Revolucionit të 1821-shit. Ishte tmerrësisht sedërli, “kokë shqiptari” klasike, dhe përveç bëmave në beteja detare, i kushtoheshin një numër i madh historish me interes. Në vitin 1822 Andrea u zgjodh komandant i flotës detare të ishullit Hidra. Revolucionit të 1821-shit Andrea Miauli i fali 250 000 franga floriri dhe tri anije luftarake. Miauli ishte një njeri i thjeshtë dhe trim. Dinte të fliste gjuhën e mëmës arbërishten dhe anglishten. Gjuhën greke nuk e dinte dhe mësoi të shkruante greqisht vetëm emrin e tij kur u bë admiral. Ai nuk pranoi shumë dekorata dhe privilegje. Kështu nuk pranoi dekoratën “Kryqi i Legjionit të Nderit” të dhënë nga mbreti i Francës Karli i 10. Kryetari i parë i Greqisë arvanitasi Kapodistria dhe disa drejtues politikanë më 1827-n do t’ua hiqnin Miaulit komandën e flotës detare dhe do t’ia jepnin aventurierit anglez Kohran, gjë që Miauli e pranoi dhe është ruajtur një letër e nënshkruar prej tij. (Por ka dyshime që atë letër të mos ta ketë nënshkruar kurrë Miauli.) Admirali i madh Miauli mbas dorëheqjes u kthye në kapiten i thjeshtë i anijes së tij. Miauli ndërroi jetë më 21.7.1835, dhe u varros në Pire. Zemra e tij është ruajtur në një kuti argjendi në Ministrinë Detare Greke