Jump to content

Angie Zapata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Angie

Angie Zapata (lindur në 5 gusht 1989- 17 korrik 2008) ishte një transgjinore amerikane e varë në Greeley, Kolorado. Vrasësi I saj, Allen Andrade u dënua për krim urrejtje pasi u investigua dhe u kuptua se vrasja u krye pasi u mësua për identitetin e saj si transgjinore.[1] Ky është rasti I parë në vend që merr dënim dhe procedohet si krim urrejtje duke përfshirë një viktimë nga komuniteti trans. Historia e saj u përfshi në emisionin televiziv “Aquí y Ahora”.

Zapata lindi në 5 gusht 1989 në Kolorado dhe kishte fillimisht emrin Justin David Zapata. QË prej një moshe shumë të vogël Zapata ndjente “gender dysphoria” si dhe tërheqje fizike ndaj djemve. Në shkollën e mesme Zapata I bëri të ditur familjarëve dhe miqve të ngushtë se ishte transgjinore. Për këtë arsye ajo adaptoi emrin “Angie”, duke e përdorur emrin Justin vetëm ndaj personave jo të afërm. Në moshën 16 vjeçare Zapata nisi të vishej si vajzë gjatë gjithë kohës, jo vetëm në raste të veçanta.

Angie kishte tre motra dhe një vëlla të vogël, edhe ky pjesë e komunitetit LGBT me emrin Gonzalo. Familja e saj ishte shumë mbështetëse, edhe pse mamaja shqetësohej për sigurinë e saj.


  1. ^ Spellman, Jim (22 prill 2009). "Transgender murder, hate crime conviction a first" (në anglisht). CNN. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2018. Marrë më 19 maj 2018.