Anila Varfi
Anila Varfi lindur ne Elbasan më 22 prill (1970).Përfundon studimet e larta në Akademinë e Arteve te Bukura, dega Dramë (1994) në kursin e drejtuar nga aktori dhe pedagogu Timo Flloko. Mbaron studimet dhe për Gjuhë-Letërsi (1996). Në vitin 1993 nis punë në Radio Tirana në Departamentin e Kulturës, si gazetare për kulturën. Gjatë viteve të punës në Radio Tirana realizon një mori reportazhesh radiofonik, si dhe emisione me tematika të ndryshme. Shkruan disa episode për soup operan “Rruga me pisha" (2002). Dokumentari artistik “ Jetë pezull” (2004),konkuron në Prix- Europe, Berlin dhe nominohet në 6-shen e dokumentareve më të mirë me buxhet të ulët. Bashkëpunon me regjisorin Gjergj Xhuvanin ne filmin “I dashur armik”, si aktore në rolin e Ijes.Në(2014)drejton si moderatore emisionin “Jo vetëm kafe” në Televizionin Publik Shqiptar. Në vitin (2007-2010)emërohet drejtoreshë programacioni në Televizionin Publik Shqiptar.Nga viti (2007-2014)ka qenë drejtore artistike e Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit në Durrës. Nga viti (2007- 2012) ideon dhe drejton emisionin mbi kinematografinë "Takim me Kinemanë". Rikthehet në ekranin e Televizionit Shqiptar po me këtë cikël emisionesh për kinemanë në nëntor 2014. Në, 2014 pranohet si anëtare e Akademisë Europiane të Filmit me seli në Berlin.
Nga viti 2012-2017 ka qenë producente në Televizionin Publik Shqiptar.Kandidon për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar (2013).Në 2017 largohet nga televizioni dhe fillon si pedagoge në Universitetin e Arteve, Fakulteti i Artit Skenik.Në dhjetor të 2017,kandidon për postin e Zëvëndës Kryetarit të Bordit të Akademis Europjane të Filmit,Berlin.Në 2018 bashkëpunon me regjisoren Burbuqe Berisha si asistent regjisore,në filmin me metrazh të gjatë “Një tregim Prishtine”
Realizon një mori dokumentarësh si: “Dialog për ikjen”, “Shkodrani”, “Përtej kufijve”, “Ëngjëll i gjymtuar”,"Jetë Pezull", "Komunikim i Këputur", "Callas Përgjithmonë", “ Dinastia Tedeschini”, “Fisniku i Muzikës”