Jump to content

Anna Mahler

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Anna Mahler e pikturuar prej Broncia Koller-Pinell

Anna Mahler (15 qershpr 1904 - 3 qershor 1988) ishte një skulptore austriake.

Lindur në Vjenë, Anna Mahler ishte fëmija i dytë i kompozitorit Gustav Mahler dhe bashkëshortes Alma Schindler. Ata i vendosën asaj nofkën “Gucki” për shkak të syve të saj blu e të mëdhenj. Fëmijëria e saj ishte e mbushur me kujtime nga raportet dashurore të mamasë së saj me partnerë të ndryshëm dhe pjesëmarrja nëpër sallone të ndryshme. Anna vuajti humbjen e të motrës më të madhe, Maria Mahler (1902-1907) e cila vdiq për shkak të fruthit kur Anna ishte vetëm 2 vjeçe. Gjithashtu babai i Anës u largua nga jeta kur kjo ishte vetëm 6 vjeçare.

Anna u edukua nga shumë mësues privat si dhe përfitoi nga kontaktet e shumta të mamasë, që përfshinin shumë prej figurave artistike në botën e muzikës, arteve vizuale dhe literaturës. Si e bija e legjendarit Gustav Mahler, nga Anna pritej që të korrte sukses në muzikë. Ajo ra në dashuri me një muzikant, dirigjentin Rupert Koller.

Varri i Anna Mahler, në varrezat "Highgate East Cemetery" në Londër, 2016

Martesa u zhvillua në 2 nëntor 1920 kur Anna ishte vetëm 16 vjeçe, por përfundoi brenda disa muajve. Së shpejti, Anna u shpërngul në Berlin për të studiuar art. Gjatë qëndrimit atje, ajo u dashurua me kompozitorin Ernst Krenek, me të cilin u martua në 15 janar 1924, por edhe kjo martesë rezultoi e dështuar. Ata u divorcuan në nëntor 1924.

Karriera artistike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anna Mahler u njoh me artet vizuale gjatë vizitave të saj në studion artistike të Oskar Kokoschka. Ajo punoi si modele për piktoren Broncia Koller-Pinell. Më pas Anna studioi në Berlin, Romë dhe Paris për art përgjatë viteve 20’. Në moshën 26 vjeçare ajo zbuloi se skulptura ishte mediumi ku ajo mund të shprehej më mirë artistikisht. Pasi mori disa leksione për skulpturën në Vjenë në 1930 prej Fritz Wotruba, ajo u shndërrua në një skulptore e zonja dhe mori dhe çmimin “Grand Prix” në Paris në 1937. Përveç skulpturave në mermer, Anna Mahler krijoi skulptura bronzi të shumë artistëve të mirënjohur botërorë të shekullit 20 si përshembull: Arnold Schoenberg, Alban Berg, Artur Schnabel, Otto Klemperer, Bruno Walter, Rudolf Serkin dhe Eileen Joyce.[1]

  1. ^ Richard Davis, Eileen Joyce: A Portrait.