Anne Boleyn
Anne Boleyn (1501/1507 – 19 maj 1536) ishte mbretëreshë bashkëshorte e Henrit të VIII të Anglisë. Bashkëshortja e dytë e mbretit Henri VIII dhe nëna e mbretëreshës Elizabeta I e Anglisë. Anne Boleyn është e njohur për ekzekutimin e saj me prerje koke me akuzë për tradhti ndaj bashkëshortit dhe ndaj vendit. Ajo konsiderohet të ketë qenë e pafajshme dhe më vonë është përshëndetur si martire në kulturën protestante angleze. Jeta e saj është pasqyruar në shumë filma, pjesë teatrale, romane, opera etj, duke përfshirë “Ana e një mijë ditëve”, “Tudorët”, “Gjashtë gratë e Henrit VIII”.