Jump to content

Anne Frank

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Anneliese Marie Frank)
Anne Frank
Anë Frank në moshën 13-vjeçare në Amsterdam
U lind më12 qershor 1929
Frankfurti mbi Main
Vdiq më15 mars 1944
KZ Bergen-Belsen
KombësiaGjermane; më vonë pa shtetësi

Anneliese Marie Frank (lexohet: Anëlisë Marri Frank, shkurt: Anne Frank) lindi më 12 qershor 1929Frankfurt am Main; vdiq në fillim të muajit mars të vitit 1945KZ Bergen-Belsen(lexohet-KeZe Bergen Belzen). Ishte një femër gjermane-hebreje, që ishte fshehur me familjen e saj në Amsterdam, në kohën nacionaliste, por që nuk arriti t'i shpëtonte vdekjes (qe vrarë) para mbarimit të luftës. Anne Frank u bë e njohur me ditarin e mbajtur gjatë periudhës së fshehjes. Së shpejti pas ardhjes së Adlof Hitlerit në fuqi, babai i saj vendosi të shpërngulet në Holandë kur ajo ishte vetem 4 vjeçe.

Në vitin 1939 filloi Lufta e Dytë Botërore dhe në vitin 1940 Gjermania pushtoi Holandën dhe së shpejti filluan të aplikojnë ligje anti-hebrenje. Babai i saj i frikësuar për familjen e tij, bisedoi me disa persona te cilët bashkëpunonin me të në biznesin qe ai kishte,(drejtor i dirmes "travis AD" dhe partner ne firmen "Kolen dhe KO") që ta vazhdojnë biznesin në një vend sekret deri sa të përfundonte lufta. Ata shpresonin se lufta do të përfundonte së shpejti, por nuk ndodhi ashtu. Atyre iu desh të qëndrojnë 2 vite me radhë në vendin ku fshiheshin. Disa muaj përpara se familja Frank të fillonte të fshihej Ana fitoi një ditar për ditëlindje. Ajo e quajti ditarin e saj "Kiti" dhe shkruante në të gjithçka çka i ndodhte asaj dhe familjes së saj. Edhe pse Ana ishte një vajzë e re, ajo dinte të shkruante bukur dhe kishte një deshirë të madhe që të bëhej shkrimtare, mësonte në shkollën holandeze kur fashistët gjerman e okupuan Holandën dhe me urdhër i kufizuan te drejtat e hebrenjve, keshtu qe bashke me Margen kaluan ne shkolle per hebrenjte.

Ana tregonte cdo gje per ato dy vite te fshehura ne erresire dhe plot frike.

Edhe pse askush nuk e di saktësisht se ç'ka ndodhi, pas dy vjet e gjysmë te fshehur dikush u tregoi nazistëve për vendndodhjen e familjes Frank. Nazistët erdhën në vendin ku gjendeshin Frankët i morën ata dhe i dërguan në një kamp përqendrimi.Anna filloi ta dashuronte nje djalosh me emrin Peter,ata filluan ta donin njeri tjetrin por pas disa koheve dikush nga shoket e Peterit i foli keq Peterit per Annen dhe qe nga ajo dite ata nuk u takuan me ,Anna para se te vdiste u hidherua me maman e saj por pas disa koheve ajo perseri e deshti maman e saj. Miep Gies mikeshë e familjes Frank e gjeti ditarin e Anës bashke me nje novele te cilen e filloi ta shkruante dhe i fshehu në një vend të sigurt pasi që shpresonte se Ana do të kthehej pas përfundimit të luftës mund ta merrte përsëri ditarin e saj. Por kjo gjë nuk ndodhi. Pasi që nga familja Frank mbijetoi vetëm babai i Anes, Otto Frank. Gruaja e tij u vra në Auschwitz. Ana dhe motra e saj me e vjetër vdiqën nga nje semundje e pasherueshme në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen vetëm disa ditë përpara se të lirohej kampi.Si fillim vdiqi Margoja (motra e Anës), me pas Anna.

Otto Frank (babai i Anës) me sugjerimin e disa miqve të tij lejoi që ditari i vajzës së tij të botohej. Kështu që ditari i Ana Frank u bë një ndër librat më të lexuar në botë. U përkthye dhe u botua në 70 gjuhë të botës. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam sot është e hapur për vizitorët, e mban emrin "shtepia e Ana Frankut", ku tubohet rinia ne emer te paqes ne bote.

Anna u arestua me 4 gusht të vitit 1944 nga Polica Gjermane sepse u zublua nga Polica Sekrete Gjermane(Gestapo) se ajo ishte me origjin Cifute dhe polica e dergoi menjehere ne kampin e perqendrimit Bergen-Belsen i cili ndodhej në veri të Gjermanisë ku ajo thuri ditarin e saj i cili pershkruante vuajtet e njerzeve në atë kamp dhe familjes së saj.

Skeda:Annefranke.jpg
Memorial i Anna Frankut

Për Ana Frankun nuk dihet një datë e saktë se kur ka vdekur por supozohet se vdiq në fillim të marsit të viti 1945 pas një epidemi e rënde që kishte rëne në kamp më von me 15 prill të vitit 1945 në një varr masiv në veri të Gjërmanisë u gjetë trupi saj dhe familjarëve të saj dhe ditari dhe disa dokumete të rendsishme përfshir ditarin personal të saj u gjuten ne Arkivat e Kampit.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]