Anthropoid (film)
Anthropoid |
---|
Anthropoid është një film historike thriller i 2016-tës drejtuar nga Sean Ellis, shkruar nga Elis dhe Anthony Frewin dhe përformuar nga Cillian Murphy, Jamie Dornan, Harry Lloid, Toby Jones, Charlotte Le Bon dhe Bill Milner. Tregon historinë e vrasjes e Reinhard Heydrich ne Operacionin Anthropoid, gjatë Luftës dytë Botërore nga ushtarët Cekoslovak në mërgim në 27 Maj 1942.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në dhjetor 1941, dy agjentë nga qeveria Çekosllovake në mërgim, Jozef Gabçík (Cillian Murphy) dhe Jan Kubish (Jamie Dornan) janë parashutuar në atdheun e tyre të pushtuar. Jozef është i dëmtuar kur ai përplaset në ulje me një pemë, por të dy djemtë përgatiten për të gjetur kontaktet e tyre në Çekosllovaki. Ata zbulohen menjëherë pas uljes nga dy luftëtarë të rezistencës që ndodh të jenë kthyer në tradhtarë; njëri qëllohet nga Jozef, ndërsa tjetri shpëton. Duke ju vjedhur kamjonin, dy agjentët i drejtohen Pragës.
Kur ata kërkojnë kontaktin e tyre, i drejtojnë tek Dr. Eduard (Sean Mahon), i cili qep këmbën e dëmtuar të Jozefit, dhe pergatit për agjentët për një takim me anëtarët e tjerë të rezistencës, të udhëhequr nga "xhaja" Jan Zelenka-Hajski (Toby Jones). Agjentët zbulojnë se janë në Pragë për të ekzekutuar "Operacionin Antropoid", një atentat per Reinhard Heidrych (Detlef Bothe), arkitekt kryesor i Zgjidhje Përfundimtare (të çështjes së hebrenjve), dhe kreu i Nazist i forcave gjermane që pushtojnë Çekosllovakinë.
Me ritme te limituara te "inteligjencës" dhe me pak pajisje në një qytet te izoluar , Jozef dhe Jan duhet të gjejnë një mënyrë për të vrar Heydrich, një operacion që, ata shpresojn, do të ndryshojë te ardhmen e Europën. Me ndihmën e dy vajzave, Marie Kovárníková (Charlotte Le Bon) dhe Lenka Fafková (Anna Geislerová) së bashku me personazhe te tjera, agjentët pergatisin për të pritë Heydrich kur ai mbërrin në selinë e tij me makinë. Kur agjentët marrin vesh se Heydrich është gati për t'u transferuar, plani hyn në fuqi dhe dy djemat përforcohen me shtimin e agjentët e tjerë të cilët kanë qenë të parashutuar në Çekosllovaki dhe pjesa e mbetur e rezistencës së luftëtarëve në Pragë.
Më 27 Maj 1942, sulmi është kryer, por gati dështon kur arma automatike tip Sten ngec, dhe Heydrich është plagosur rëndë kur Jan hedh një bombë që thyen limousinen e tij, dhe mëpas Jozef gjuan ca shtëna armësh. Menjëherë pas, vrasësit vrapojn dhe ikin, dhe forcat naziste mbledhin mijëra qytetar çeke dhe kryejn krime te rënda per te gjetur dy vrasesit. Kur Heydrich vdes ne spital, grupi prej shtatë parashutistë janë ndjekur ne strehën e tyre ne Katedralen Ortodokse të Shenjtorë Kirill dhe Metodi në Pragë. Luftëtar i rezistencës Karel Čurda (Jiří Šimek) kthehet në të agjentëve nazist dhe tregon se ku ata janë të fshehur. Familja ku Jozef dhe Jan ishin te fshehur dënohen rend dhe ne atë moment nëna vret veten per mos te rën ne dor te agjentëve nazist. I biri qe ëndërronte te behej violinist eshte torturuar dhe me ne fund ai tregon nazisteve perfundimisht ku fshiheshin djemat e rezistencës. Qindra trupa nazist shkojn dhe rrethojn katedralin qe ka pesur demtime nga beteja e rend midis nazisteve dhe djemëve te rezistencës. Shtat djema me kurajo te madhe ben 6 orë betej kunder qindra forca gjermane dhe me ne fund këta vdiqën.
Ndëshkimet vazhdojn me fshatin Lidice ku të gjithë meshkujt 16 vjeç dhe më të vjetër jan ekzekutuar, fëmijët vrar me gas dhe gratë te dërguar në kampet. Një fshat tjetër, Ležáky, është gjithashtu shkatërruar dhe banorët e saj janë vrarë për shkak se një radio transmetues gjendet atje. Në fund të fundit, një total prej 15,000 Çekët mbetën të vrarë si pasojë e "Terrorit te Heydrich". Me vrasjen e SS-Obergruppenführer Heydrich ishte i vetmi operacion i suksesshëm të qeverive aleat per te vrar një burr të lartë të rangut të Nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Cast
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Cillian Murphy si Jozef Gabčík
- Jamie Dornan si Jan Kubiš
- Anna Geislerová si Lenka Fafková
- Harry Lloid si Adolf Opálka
- Toby Jones si Jan Zelenka-Hajský
- Charlotte Le Bon si Marie Kovárníková
- Alena Mihulová si Zonja Moravcová
- Bill Milner si Ata Moravec
- Vaclav Neuzil si Josef Valcik
- Andrej Polak si Jaroslav Svarc
- Sam Keeley si Josef Bublík
- Mish Boyko si Jan Hrubý
- Sean Mahon si Dr. Eduard
- Brian Caspe si Antonín
- Marcin Dorociński si Ladislav Vaněk
- Nicolai Borger si Ushtar gjerman Resslova
- Detlef Bothe si Reinhard Heydrich
- Jiří Šimek si Karel Čurda
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të tjerë filma mbi këtë temë: Hangmen Also Die! (1943) Hitler's Madman (1943) The Silent Village (1943) Atentát (1964) Operation Daybreak (1975) HHhH (2016)