Arben Dervishaj
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Arben Dervishaj ka lindur në qytetin e Tiranës më 02.06.1962. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes Tiranë. Kryen studimet e larta në Universitetin e Tiranë, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Ndërtim në vitin 1987. Në vitin 1987 – 2000, ka qenë pedagog dhe shef i sektorit të betonarme-së në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, në Tiranë. Në vitet 2000 – 2001, ka qenë Drejtor i Politikave Urbane në Bashkinë e Tiranës. Në vitet 2001 e në vazhdim drejton biznesin e tij privat në fushën e ndërtimit dhe të projektimit. Nga vitet 1994-1996, ka qenë Këshilltar për Investimet, në Bankën e Kursimeve. Nga vitet 1997-1999, ka qenë Këshilltar për Investimet, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Nga viti 2008 është lektor në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës. Nga viti 2001 e në vazhdim, është Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës „Ndërtuesve të Shqipërisë“. Nga viti 2005, është Anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit.