Jump to content

Arben Theodhosi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Arben Theodhosi lindi në Tiranë më 1953.

  • 1991 - Merr pjesë në ekspozitën "Forbidden Art" në Vienë.
  • 1992 - Ekspozitë vetiake në Galerinë Kombëtare të Arteve me 40 punime në vaj, të realizuara kryesisht gjatë viteve të internimit.
  • 1993 - Përfundon në Akademinë e Arteve studimet e ndërprera për 15 vjet (1975-1990 ishte periudha e internimit dhe e punës së detyruar në minierë për shkak të pozicionit politik të të atit, Koço theodhosit, anëtar i byrosë politike dhe ministër i Industrisë i dënuar me vdekje në 1977 nga regjimi diktatorial).
  • 1994 - Ekspozitë në Qendrën e Dizainit, sponsorizuar nga William Walters.
  • 1995 - Merr Çmimin e parë "Onufri 95' nga Galeria Kombëtare e Arteve Tiranë, për pikturën 'Arka'.
  • 1996 - Ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, sponsorizuar nga Debra Wahlberg.
  • 1994-1996, Bën pjesë në grupin e piktorëve restauratorë pranë Institutit të Monumenteve.
  • 1996-1998, Emigron në Greqi, Athinë, ku punon për dy Galeri Arti : "Aretas" dhe "Plaka Gallery" (pikturë dhe restaurim).
  • 2000 - Ekspozitë në Arezzo, organizuar dhe sponsorizuar nga IOM, UCODEP dhe Region of Toscana.
  • 2005 - Ekspozitë në Hollandë (Hague), organizuar nga Ambasada shqiptare në Hague.
  • 2007 - Ekspozitë e përbashkët për NENE TEREZEN, me piktorët G. Leka, L. Blloshmi dhe Hasan Nallbani, organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve.

Disa memorie dhe përjetime të Theodhosit mund të shfletohen në librin dhe katalogun e tij të parë të titulluar "Rievokim". Në Maj 2007 promovohet libri dhe katalogu i dytë i Theodhosit, i titulluar "Sfidë ndaj Kufijve", në gjuhët shqip dhe anglisht, me 58 punime kryesisht të viteve të fundit dhe me një shkrim ku autori prezanton pikëpamjet e tij.

Pikturat e Theodhosit ndodhen në koleksione private në shumicën e shteteve të Evropës perëndimore si dhe në USA. Një ndër veprat më të vlerësuara është pktura në vaj "Purple Crucifix", e cila bën pjesë në koleksionin e artit modern të Muzeut dioqezan Albino Luciani" në Vittorio Veneto (Itali). Aktualisht Theodhosi punon si specialist restaurator në sektorin e artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës 'Gani Strazimiri'.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]