Arben Xoxa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arben Xoxa (Tiranë, 1 maj 1952 - 24 shkurt 2019) ishte studiues, përkthyes dhe botues shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Tiranë, i biri i Jakov dhe Dhurata Xoxës.[1]

Studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera. Më pas punoi për shumë vite si pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues në Ministrinë e Arsimit, Akademinë e Shkencave, RTSH dhe më pas prej vitit 1996 si Drejtor i Shtëpisë Botuese Enciklopedike. Që në rini e deri vonë ishte i angazhuar në shtypin vendas dhe të huaj, duke botuar qindra shkrime dhe studime, dhe i mirënjohur si një prej personaliteteve të spikatura të mendimit kritik shqiptar. Gjithmonë patriot, gjatë viteve të fundit u tërhoq nga shtypi dhe iu përkushtua botimit të veprave ndriçuese mbi historinë dhe çështjen shqiptare.[nevojitet citimi]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Ndahet nga jeta publicisti Arben Xoxa". shqiptarja.com. 24 shkurt 2019.