Ardian Ceci
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ardian Ceci është lindur në Gramsh ne vitin 01 Dhjetor 1970 nga një familje e njohur dhe e dëgjuar ne Gramsh. Ardian Ceci ka lindur ne vitin 1970 ne qytetin e Gramshit, ku kaloi edhe 7 vitet e para të fëmijërisë së tij. Nga viti 1977 deri në vitin 1986 jeton në Tiranë duke vijuar studimet e para në institutin e fëmijëve që nuk shikojnë sot "Ramazan Kabashi". Nga viti 1987 deri në vitin 1981 krzen shkollën e mesme të përgjithshme "Shefqet Guzi". Në vitin 2004 përfundon studimet e larta në fakultetin e Histori & Filologjisë"ku diplomohet si mësues i gjuhës dhe letërsisë Shqipe për shkollat e mesme. Në vitin 2006 punësohet si psikolog shkollor në ish-Komunën "Pishaj". Në vitin 2011 laureohet Redaktor, pas përfundimit të masterit profesional për redaktori. Aktualisht është në prag të marrjes së titullit Gjhëtar pasi pret të diplomohet së afërmi duke qënë se ka kryer masterin Shkencor së Gjuhësisë së Sotme.
Karriera muzikore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga viti 1990 me mbështetjen e Kompozitorit të njohur.
"Skënder Lumshi" Ardian Ceci fillon të performojë në skenën e qytetit të tij të lindjes. Më pas në vitet 1998 në Elbasan në Skenën e teatrit Skampa do të afirmohej dhe do të pëlqehej nga publiku i atjeshëm në kuadër të spektaklit "Maratona Rinore". Një kulm në jetën e tij artistike do të përbënin koncertet me rastin e "Ditës se shkopit të Bardhë".
Interpretimet me emra të njohur të këngës Shqiptare i dhanë atij jo vetëm një emër dhe një kulminacion në jetën artistike por i siguruan atij më tepër pjekuri profesionale në këtë fushë. Sot ai lëvron me sukës këngën e lehtë, por duhet thënë se ai nuk është një këngëtar profesionist apo më mirë të themi nuk ka kryer studime të mirëfillta për Kanto. Megjithatë pasioni dhe dëshira për këngën kanë bërë që ai të mos e lërë mënjanë këtë ëndërr por ta bëjë realitet duke u ndjerë i nderuar të performojë me emra të njohur të muzikës Shqiptare si : Rovena Dilo, Enejda Tarifa, Sajmir Çili dhe me të madhin Françesk Radi për të cilët ai ruan një vlerësim të veçantë. Dy kulme të karrierës së tij modeste s këngëtar janë interpretimet në Prishtinë 1 javë pas Pavarësisë së Kosovës dhe interpretimi në 2012 në Podgoricë të Malit të ZI në kuadër të projekteve të iniciuara nga QKRV (Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve të Shqipërisë) aktualisht ai vazhdon ende karrierën e tij muzikore.
Karriera në media
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Media për të është dhe mbetet një nga ëndrrat e tij të pashijuara plotësisht. Ka punua për një kohë të shkurtër në vitin 2000 në Radio Televizionin lokal GRTV (Gramsh radio televizion) ku edhe u emërua si drejtor i radios nga pronari i saj biznesmeni i suksesshëm Z. Astrit Kosturi. Në vitin 2003 në po këtë media lokale drejtoi disa emisione politike në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore. Më pas bëhet protagonist si i ftuar në disa TV si : TV Klan, Top Chanel, Ora News dhe Vizion Plus etj. Për të kanë shkruar edhe media e shkruar si:Gazeta Shekulli, Panorama, Shqipëtarja.com gjithashtu edhe një gazetë e njohur malazeze.
Të tjera nga jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1984 humb të atin dhe 30 vite më vonë edhe nënën. Nga viti 1994 jeta e tij merr një drejtim të ri ai bëhet besimtar i krishterë dhe është aktualisht anëtar i "Kishës së Krishterë Ungjillore Gramsh". Ai pohon se nga ky vit është i rilindur dhe jeta e tij ka marë kuptimin e saj pasi ai ia ka dorëzuar atë Jezusit. I rritur nga dy prindër punëtorë ai është edukuar me parimin e punës së vazhdueshëm për të arritur suksesin. Është baba i 3 fëmijëve me të cilët ndihet mjaft i plotësuar e i kënaqur. Gruaja e tij është një motiv frymëzues pasi ajo e nxit Ardian Cecin të ecë gjithmonë përpara sepse beson në aftësitë dhe talentet e tij.