Ariel Sharon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ariel Sharon Headshot.jpg

Ariel Sharon (hebraisht: אריאל שרון, Ariʼēl Sharōn, i lindur Ariel Scheinermann, אריאל שיינרמן; 26 shkurt 1928 – 11 janar 2014) ishte kryeministri i 11-të i Izraelit. Një veteran i dhjetra betejave në radhët e ushtrisë izraelite, ku madje edhe është plagosur rëndë, ai ndërtoi figurën e një lideri karizmatik dhe ngjiti shkallët e politikës gradualisht deri kur më 7 mars të vitit 2001 erdhi në pushtet ku qëndroi deri më 4 janar të 2006-ës, kur u godit nga sëmundja dhe ra në koma. Ish-kryeministri izraelit do të mbahet mend për luftën e zhvilluar kundër Palestinës, por edhe për vendimin e tij shokues për t’u tërhequr nga Rripi i Gazas.

Sharon ndërroi jetë më 11 janar 2014, në Qendrën Mjekësore të Shebas, në Tel Aviv të Izraelit.