Arkeologjia nënujore
Arkeologjia nënujore (gjithashtu e njohur edhe si arkeologjia detare) është një disiplin e arkeologjisë që studion bashkëveprimin e njeriut me detin, liqenet dhe lumejt përmes studimit të mbetjeve fizike, mjeteve të tyre të lundrimit, struktura të ndëruara anës brigjeve, mbeteve të strukturave portuale, ngarkesave ose mallrave, mbetjeve njerëzore dhe pejsazheve të mbytura.
Arkeologjia e lundrimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një nëndegë e arkeologjisë detare është edhe arkeologjia e lundrimit, e cila studion ndërtimin e anijeve dhe përdorimin e tyre. Njëlloj si me të gjithë arkeologjinë, arkeologjia detare mund të studiohet me periudhat historike, industriale ose prehistorike.
Arkeologjia nënujore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si një disiplinë e ndërlidhur dhe që shtrihet brenda vet arkeologjisë, është arkeologjia nënujore, e cila studion të kaluarën përmes mbetjeve të mbytura, qofëshin këto me interes për arkeologjinë detare ose jo. Një shembull i tillë nga periudha prehistorike janë mbetjet e vendbanimeve të përmbytura ose depozitave që tani gjenden nën ujë, të cilat dikur shtriheshin në toka të thata kur niveli i detit ishte i ulët.
Studimi i avionëve të mbytur në liqene, lumenj ose në det është një nga shembujt e epokave historike, industriale ose moderne. Shumë nën-disiplina të specializuara brenda kategorive më të gjera të arkeologjisë detare dhe nënujore kanë dalë në vitet e fundit.
Arkeologjia nënujore në Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Shqipëri përpjekjet e para për studime në fushën e arkeologjisë detare janë bërë nga disa arkeolog të njohur të tillë si Vangjel Toçi. Por, botimi i parë mbi këtë disiplinë të arkeologjisë është bërë nga arkeologu i njour shqiptar Neritan Ceka në vitin 1984. Ndërsa sot studimet në këtë fushë kryen nga arkeolog të specializuar në këtë drejtim, të tillë si Adrian Anastasi, i cili ka drejtuar shumë ekspedita dhe studime në arkeologjinë nënujore dhe navale shqiptare.