Arkitektura moderne

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arkitektura moderne lindi si një rebelim ndaj ornamenteve të tepruara dhe stilit të vjetëruar të klasicizmit të vonshëm. Stili modern hidhte poshtë zbukurimet dhe ndiqte linja të qarta dhe të pastra. Baza e këtij stili ishin parimet 3-F "Form Follows Function" (Forma ndjek funksionin) dhe "Less is More" (më pak është më shumë). Krijuesit e arkitekturës moderne përdorën teknika dhe materiale të reja të ndërtimit dhe bënë kështu revolucion në konceptin e së bukurës dhe në jetën metropolitane.

Ndër lëvizjet e para "moderne" konsiderohen JugendstilGjermani apo Art Nouveau siç quhej në Francë. Si përfaqësues të tyre mund të përmenden Antonio Gaudí, dhe Charles Rennie Mackintosh.

Çasti vendimtar për arkitekturën moderne ishte në vitin 1901, kur u organizua në Darmstadt një ekspozitë me pjesëmarrjen e Mies van der Rohe, Le Corbusier, Walter Gropius dhe Peter Behrens, të cilët janë baballarët e këtij stili. Në këtë ekspozitë u hodhën themelet e stilit që dominoi arkitekturën dhe artin në gjashtëdhjetë vitet e ardhshme.

Promotore kryesore e arkitekturës dhe artit modern ishte shkolla Bauhaus, në atë kohë shkolla më e famshme e artit dhe e ndërtimit. Themelues dhe drejtor i Bauhaus ishte Walter Gropius, i cili së bashku me Mies van der Rohe përgjigjej për arkitekturën, kurse për pikturën përgjigjeshin piktorët në zë të kohës Wassily Kandinsky dhe Paul Klee. Ndër lëvizjet më të rëndësishme në historinë e arkitekturës, të cilat pak a shumë ndikuan drejtpërdrejt në të gjithë arkitekturën dhe urbanistikën e shek. 20, mbahen mend si Mjeshtrat e Lëvizjes Le Corbusier. Ludwig Mies van der Rohe, Walter Gropius, Frank Lloyd Wright, Alvar Aalto, por edhe italianët Giovanni Michelucci, Gio Ponti , Gualtiero Galmanini, Franko Albini.

Nën-Stilet e Arkitekturës Moderne[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Brenda arkitekturës moderne kishte stile të ndryshme. P.sh. Antonio Gaudí ishte përfaqësuesi kryesor i Natyralizmit. Ai më vonë u pasua nga Friedensreich Hundertwasser. Le Corbusier dhe Mies van der Rohe ishin partizanë të Minimalizmit. Italianët Pier Luigi Nervi dhe Aldo Rossi ishin përfaqësues të Racionalizmit. Francezi Eugène Freyssinet, danezi Jørn Utzon, dhe finlandezët Eero Saarinen dhe Alvar Aalto kërkonin që në veprat e tyre të kombinonin fantazinë me racionalitetin për të arritur diçka funksionale, por edhe estetike, duke krijuar të ashtuquajturin Stil Inovativ ose Stil Ekspresionist.

Vepra të përmendura të Arkitekturës Moderne[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]