Jump to content

Arrat në Novaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arrat në Novaj gjenden në fshatin me të njejtin emër të komunës Bogovë. Ato janë shumë, por në to dallohen dy drurë arre më të vjetër dhe më të mëdhenj: i pari me lartësi 16 m, diametër të trungut 76 cm, perimetër të kurorës 76 cm dhe moshë 95 vjeçare; i dyti me lartësi 14 m, diametër të trungut 58 cm, perimetër të kurorës 29 m dhe moshë 90 vjeçare. Kanë vlera shkencore (biologjike), ekologjike dhe didaktike. Për të vizituar këtë monument merret rruga Çorovodë - Novaj.

[1]