Arsimi shqip ne Anamorave
Fillet e arsimit shqip në Anamoravë konsiderohet 7 marsi i vitit 1887 nuk duhet marrë kurrsesi si datë e fillimit të arsimit shqip – meqë nuk është e tillë. Është vetëm datëlindja e arsimit shqip ashtu siç e kemi sot, dhe në kuptimin e vijimësisë dhe kontinuitetit ku nuk pati mbyllje te shkollës dhe ndërprerje të mësimit. Në Kazanë e Gjilanit, që nga gjysma e shekullit XIX, filloi të punonte një shkollë shqipe pranë kishës katolike, në fshatin Stubëll e Epërme. Shkolla ishte legalizuar në vitin 1905 dhe ishte financuar nga prifti i famullisë së Stubllës, Dom Mikel Tarabulluzi nga Prizreni. Kjo shkollë katërvjeçare për djem e vajza, me ndërprerje të kohëpaskohshme kishte punuar gjer më 1921. Gjatë kësaj kohe kishin përfunduar mësimin tri gjenerata nxënësish.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Furnizimin me libra e bënin shoqëritë patriotike shqiptare. Shkolla në Stubëll ishte bërë vatër e rëndësishme arsimore dhe qendër e përhapjes së ideve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Për shkak të aktivitetit në rrafshin e ngritjes së vetëdijes kombëtare dhe intelektuale, mësuesi Dom Mikel Tarabulluzi ishte burgosur, torturuar dhe ekzekutuar mizorisht. Në vitin 1909 në Gjilan me rrethinë ishin hap edhe këto shkolla shqipe: Shkolla shqipe e Moravës, me mësues Rexhep Rapën, shkolla shqipe e Gjilanit, me mësues Adem Efendiun dhe shkolla shqipe e Pozhoranit, me mësues Nezir Baki Efendiun. Hapja e këtyre shkollave bëhej duke shpërndarë abetare dhe libra në gjuhën shqipe. Meritë të posaçme për hapjen e këtyre shkollave kishte Hasan Prishtina. Në janar të vitit 1910, duke iu falënderuar punës së palodhshme të patriotit dhe arsimdashësit të madh Hasan Prishtina, i drejtoi një telegram gazetës “Sabah” të Stambollit, ku theksonte nevojën e madhe për disa mësues shqiptarë për shkollat në Kosovë. Thirrjes i përgjigjet Veli Tepelena, i cili në fund të shkurtit 1910 arriti në Gjilan për të punuar si mësues.
Gjendja e arsimit shqip para hapjes se shkollave në shqip
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përparimet e dukshme të arsimit kombëtar në trojet shqiptare, ndesheshin gjithnjë e më shumë me kundërshtimin e regjimit gjonturk. Gjonturqit nxirrnin ligje me të cilat ndalonin aktivitetet dhe mbyllnin klubet dhe shkollat shqipe. Kështu në janar të vitit 1910 provokuan thyerjen e shkollës shqipe në Gjilan, ku kishin shkatërruar inventarin, librat në gjuhën shqipe u dogjën dhe kështu shkolla e Gjilanit u detyrua të mbyllej. Ardhja e mësuesve dhe veprimtarëve të tjerë për të punuar në shkollat shqipe në Kosovë ishte bërë pas apelit të Hasan Prishtinës, përmes së cilës ai i drejtohet opinionit shqiptar se nevojiteshin edhe 10 mësues “për mësonjëtoret shqipe në Kosovë”. Sipas të dhënave, në trevën e Gjilanit përveç shkollës në Stubëll të Epërme, punonin edhe tri shkolla tjera me alfabet latin. Hapjen dhe mbarëvajtjen e këtyre shkollave e ndihmonin edhe përfaqësuesit shqiptarë të pushtetit osman të kazasë, siç ishte kajmekami Xhelal Beu nga Tërrnoci, i cili ishte përkrahës i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe bashkëpunëtor i patriotit Idriz Seferi. Krahas luftës për shkollat shqipe me alfabet latin, gjithandej në viset shqiptare punohej edhe në forma të tjera për ngritjen arsimore të popullit në gjuhën amtare. Njëra ndër format më të rëndësishme ishte organizimi i kurseve për mësimin e shkrim-leximit, si në fshatra, ashtu edhe në qytet, që drejtoheshin nga mësuesit vullnetar dhe hoxhallarët. Një kurs i tillë për të rritur ishte organizuar edhe në Gjilan, ku vijuan 63 persona, 21 prej tyre hoxhallarë. Ata e kishin për detyrë ta mësonin shqipen e pastaj t’ua mësonin atë fëmijëve shqiptarë në shkollat ku do të punonin. Mësimi i shkrim-leximit shqip bëhej edhe në grupe të vogla, edhe në shtëpi nga njëri-tjetri, edhe në punë. Kështu dëshmohet edhe kërkesa e shtuar për libra shqipe dhe tekste shkollore, drejtuar klubeve kombëtare dhe shoqërive patriotike në mërgim. Klubi “Bashkimi” i Manastirit në këtë kohë ishte baza më e rëndësishme nga e cila furnizoheshin qytetet e Vilajetit të Kosovës me tekste shkollore dhe literaturë të nevojshme në gjuhën shqipe. I tërë ky aktivitet bëri që brenda një kohe të shkurtër shumë shqiptarë kishin mësuar shkrim-leximin në gjuhën amtare.
Hapja e shkollës së parë shqipe në Pozharan
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla e parë shqipe e ndërtuar në Pozharan i takon periudhës së bujshme të ndërtimit dhe hapjes së shkollave shqipe përgjithësisht pas revolucionit të xhonturqve. Në këtë periudhë vend qendrorë për fillimin e shkollimit shqip ne Anamoravë ka Islam Pira me bashkë veprimtaret dhe bashkë vendasit e tij si Ramë Avdyli, Hamdi Kurteshi Zeqir Pira në bashkëveprim me Idriz Seferin e shumë bashkë vendas që me punë vullnetare morën pjesë në ndërtimin e shkollës, të frymëzuar e motivuar nga patriotët Hasan Prishtina,Isa Boletini, Bajram Curri me te cilët Pozharanasit ishin ne kontakte për përgatitjen e kryengritjeve për autonomi nga osmanet dhe pavarësinë e Shqipërisë. Kjo periudhë përveç qe karakterizohet me zhvillimin e aktivitetit politik për dëbimin e pushtetit te Perandorisë Osmane nga atdheu dhe formimin e shtetit të pavarur Shqiptarë ajo karakterizohet edhe me aktivitetin e shtuar të levizjes kulturore e kjo dëshmohet me mbajtjen e kongreseve si Kongresi i pare i Manastirit, Kongresi i Dibrës, Kongresi i Elbasanit dhe Kongresi i II i Manastirit. Kohë kjo kur bëheshin përpjekje për unifikimin e alfabetit shqip dhe për hapjen e shkollave shqipe kudo nëpër vendet e banuara me shqiptarë, ngase edhe deri atëherë hapeshin shkolla nga tri konfesionet kryesore fetare te Shqiptarëve si ato katolike te rrethit te Mirditës, Shkodrës, muslimane si ne Elbasan, Shkodër dhe ato Ortodokse ne Korçë e rrethinë. Gjatë kësaj kohe edhe Pozharanasit te cilët ishin vazhdimisht në aktivitet për të organizuar popullin në kryengritje nuk lanë anash edhe përpjekjet për te hapur edhe një shkollë me mësim ne shqip si fshatë me i madhe në Anamoravë. Pasi për këtë aktivitet nuk kishin pengesa të mëdha ngase ishte periudha e shpalljes se Hyrijetit – ILIRIA nga qeveria e osmaneve te rinjë. Në gjysmën e dytë të vitit 1908 Islam Sh Pira bëri përpjekjet e fundit për të ndërtuar një godinë shkollore për mësimin ne gjuhën shqipe, të gjitha këto përpjekje i bëri me vetë iniciativë dhe me mjete te tija private. Islam Pira lindi me 1886 në Pozharan në kohen kur lëvizja kombëtare shqiptare po shndërrohej në një lëvizje të fuqishme e masive në qendra të dalluara te kazasë së madhe te Gjilanit ,pra ai lindi ne një kohe te bujshme te historisë shqiptare dhe në një ambient te njohur patriotik.[1]
Islam Pira qysh si fëmijë dhe djalë i ri dallohej për interesimin e veçante nëpër ndejat dhe bisedat ne odën e burrave ku me simpatinë e fituar nga burrat e odave ai e theu traditën patriarkale për mos lejimin e fëmijëve në odë, ai që në moshën 8-9 vjeçare, me qëndrimin e tijë në odë dhe dëgjimi i bisedave te llojllojshme të burrave u bë si ushqim shpirtëror i tijë dhe kështu ndikuan në kalitjen që Islami të bëhet njeri i guximshëm punëtor i zellshëm, dhe patriot i pathyeshëm, njeri me virtytet te larta.
Këto virtyte ishin te kultivuara që në familjen e tijë por më vonë duke marrë kontakte edhe me një rreth më të gjerë shoqëror e patriotik Islami nxori një përfundim se gjuha dhe shkolla shqipe janë faktori ma i rëndësishëm në luftën kombëtare shqiptare dhe tani kur e kishte një moshë më të shtyre edhe vetë iu rrekë punës për të mësuar shkrim e lexim mirëpo atë që nuk mundi të arrije vetë bëri çmos për të ju siguruar brezit të ri, duke e ndërtuar shkollën e parë shqipe me mjete private. Ai kërkoi dhe ra në kontakte me të rinjë të tjerë te shkolluar nga vise të tjera për të siguruar mësues dhe tekste ne gjuhën shqipe.
Islami përveç dashurisë së treguar ndaj gjuhës dhe shkollës shqipe ai tregoi një interesim edhe për shëndetin e popullatës duke u kujdesur për higjienën dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore te popullatës ai kishte durimin te dëgjonte hallet e njerëzve por ishte i prerë ne gjykimet e drejta te tija me fjalë të tjera ishte njeri me energji te jashtëzakonshme shumë i urte, modest, i papërkulur ndaj rreziqeve dhe vështirësive jashtë zakonisht i guximshëm dhe gjak ftohtë dhe tërë jetën ia kushtoi lëvizjes kombëtare shqiptare. (Sipas te dhënave burimore shkolla e Pozharanit së bashku me shkollën e Stubllës dhe atë të Gjilanit janë shkollat e vetme me mësim shqip në anamoravë, ne fillim te shekullit XX.)
Shkolla u ndërtua ne anën e djathtë te rrugës Ferizaj Gjilan në qendër të fshatit buzë rrugës Pozharan- Viti. Kjo shkollë kishte dy dhoma mësimi, nje dhomë të vogël per mësuesin dhe koridorin .Mesimi ne këtë shkollë filloi te organizohej ne v. 1909, të cilën na e verteton mbishkrimi në pllaken e mermerit, mbishkrimi në fjalë është me shkronja arabe dhe është punuar në Shkup e cila tashi ruhet ne shkollën fillore në Pozharan. [2]
Lidhur me këtë mbishkrim historiografi i njohur dhe i nderuar Mr Sadulla Brestovci i cili studioi këtë periudhë të ngjarjeve ne kazanë e Gjilanit mendon se Islami mbishkrimin me alfabetin arab e shkroi me qëllim te fshehjes së esencës të shkollës së parë shqipe ngase pushteti gjonturk kishte marrë masa kundër shkollave shqipe. Madje edhe Hoxha duhej të kishte atë rol që të mos dyshonin organet e pushtetit.
Mësuesi i parë ishte Mulla Syla i Tërpezës i cili posedoi një tekst të gjuhës shqipe. Për realizimin e këtij projekti Islam Pira mbante kontakte me patriotët më të shquar te kohës dhe njëherit ishte njeriu me i afërm dhe besnik i Idriz Seferit ndërsa kur bisedohej për vështirësitë e hapjes se shkollës Islami ushqente shpresën te intelektualet dhe njerëzit e shkolluar si i quante ai rrnofshin vëllezërit e shkolluar, dhe lidhjet e tija me këto qarqe kombëtare kanë mundësuar angazhimin e mësuesit te parë Nejzir Baki Efendiu nga Janina e Çamërisë i cili ishte shkolluar ne disa shkolla bullgare dhe pendën e përdorur nga ai e paraqesim ne këtë botim si pendë e cila ruhet nga veterani i arsimit prof Feriz Pira. Lidhur me mësuesin e parë të Pozharanit dr Jashar Rexhepagiqi në punimin e tij Zhvillimi i arsimit dhe i sistemit shkollor të Kombësisë Shqiptare ne territorin e Jugosllavisë deri ne vitin 1918 Prishtine me 1969 fq. 228 thotë se ai ishte me origjine nga vilajeti i Janines. Për nxënësit që i ndjekin mësimet mungojnë te dhënat. Dime se mësimet ne këtë shkolle u organizuan edhe gjate vitit 1910 pastaj ndërpritet procesi mësimor sipas urdhrit te valiut te Shkupit, i cili njëherit kishte thirrur Islam Pirën që t`i jipte llogari për shkollën që e kishte ndërtuar në Pozharan dhe për veprimtarinë patriotike qe zhvillohej kundër pushtetit Osman. I pyetur për këtë aktivitet nga valiu Islam Pira përgjigjet, edhe Hyrijeti për ta kuptuar atë dhe regjimin e tij përparimtarë duhet shkolluar masën. Kur jemi te objekti i shkollës së parë shqipe ka dokumente te cilat flasin se është shkolla e pare në Anamoravë dhe mendohet se ajo është ndërtuar me 1905 madje këtë e citon edhe shtypi i kohës ku tregon se Gjilanasit me zili e shikonin hapjen e shkollës se parë shqipe ne Pozharan deri sa ende nuk kishte shkollë shqipe ne vete qytetin e Gjilanit. Argument për këtë është edhe vendimi i Kuvendit te Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës i vitit 1977 fletorja zyrtare e nr 19 ku këtë objekt e shpallë me vlera kulturo historike kombëtare shqiptare dhe e vë nën përkujdesjen e shtetit. Me këtë vendim vërtetohet se shkolla është e vitit 1905 dhe këtë vendim e posedon drejtoria e shkollës fillore ne Pozharan . Nder frymëzuesit e më të mëdhenj për hapjen e shkollës shqipe në atë periudhë ishte udhëheqësi shpirtëror i shqiptareve Hasan Prishtina i cili pasurinë e tij e kishte vu ne dispozicion për hapjen e shkollave në ndarjen e bursave dhe sigurimin e librave ne koordinim me Idriz Seferin, Bajram Currin dhe me te rinjet shqiptarë të shkolluar jashtë vendit.
Gjendja e shkollës nën pushtimin SKS
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga viti 1910 deri ne vitin 1918 shkolla nuk punoi për shkak te zhvillimit te luftërave ballkanike dhe luftës së parë botërore. Pas përfundimit të luftës se parë botërore 1918 shkolla e Pozharanit përsëri e filloi punën por tani mësimi zhvillohet ne gjuhën serbokroate për nxënësit shqiptarë dhe serbë, mësimi jo shqip do te organizohet deri ne v. 1941. Nxënësit shqiptarë për tu regjistruar ne shkollë ishin te obliguar që më parë të mësonin gjuhën serbokroate, mësimi përgatitore ka zgjatur 1 deri dy vite varësisht prej aftësive te nxënësve për ta mësuar serbokroatishten . Gjatë kësaj periudhe ne këtë shkollë punonin këta mësues Ferdo Kish dhe Dragi Nikshiq i pari ishte nga Vojvodina dhe punoi gjate viteve 1922 …1940 kurse i dyti ishte nga Gjilani i cili punoi vetëm një vitë. Nxënësit qe i ndjekin mësimet 4 klasëshe nuk posedojmë te dhëna por ne bazë të bisedave te zhvilluara me bashkëfshatarë dhe dëshmitarë të asaj kohe po i shënojmë emrat e disa nxënësve. Sinan Hasani, Selim Pira, Hasan Pira, Hamdi Ramiqi, Riza Demiri, Halil Demiri, Ali Demir, Rexhep Kurteshi , Xhavit Syla, Hamit Alidema, Isa Alidema, Rrustem Halabaku, Nazif Halabaku, Nazim Zuka, Ibrahim Pira. Thuhet se numri i nxënësve shqiptarë do te ishte më i madh sikur mësuesi Ferdo Kish të mos ishte tendencioz ndaj tyre, bile ai nga prindërit e fëmijëve merrte nga një shumë të të hollave për të ju liruar fëmijët nga obligimet shkollore. Në favor te këtij pohimi është edhe shënimi i Tahir Z.Berishes me titull konflikti ndërmjet kryetarit Islam Pirës dhe mësuesit Ferdo Kish . te botuar ne revistën Shkëndija te muajit nëntor 1991. Dhe ne librin e tij Trojet qe nuk shuhen Prishtine 1993.
Arsimi shqip ne periudhën e luftës se dyte botërore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë zhvillimit te luftës se dyte botërore siç dihet Kosovën e pushtuan dhe e copëtuan në zona të tyre të interesit shtetet naziste Gjermania, Italia dhe Bullgaria, fshati i ynë mbeti nën pushtimin e Italisë gjatë te shumtën e kohës sa zgjati lufta.
Pushtuesit Italian për dallim nga pushtuesit Serbë popullit shqiptarë ia njohin disa të drejta kulturore si ishte edhe shkollimi ne gjuhën amtare. Këtë te drejtë e shfrytëzuan edhe bashkë fshataret tanë të cilët edhe e rihapen shkollën shqipe, shkolla vazhdoi punën deri ne tetor te vitit 1944.
Mësuesi i pare i kësaj shkolle ishte Sinan Hasani i cili edhe beri regjistrimin e nxënësve qe do te vijonin mësimet. Pas mësuesit Hasani vijnë edhe mësuesit tjerë si Shinasi Hallaqi nga Presheva qe punoi 1941/42 dhe mësuesi Hilmi Begraca nga fshati Begrac. Nxënësit qe i ndjekin mësimet gjatë këtyre viteve ishin : Daut Pira, Rexhep Kurteshi, Xhavit Shabani Syla, Haki Alidema, Hamit Alidema, Bajram Pira, Feriz Pira, Zahir S. Alidema, Sali Kuka, Faik Syla, Halil Alidema etj.
Mësimi zhvillohej ne objektin e shkollës qe ishte mbajt mësimi edhe me pare, pajisjet -orenditë mësimore ishin te thjeshta bankat e mësimit ishin te gjata ku uleshin nga 4 nxënës, tabela e shkrimit ishte e ndare në dy pjesë njëra ishte e ndarë me vija kurse tjetra me katrorë. Mësimi zhvillohej i kombinuar nga klasa e parë deri në të katërtën.
Pajisja e nxënësve me tekste mësimore ishte kështu qe nxënësit e klasës së parë posedonin abetaren prej se cilës i mësonin shkronjat dhe të lexuarit ata ushtrimin e të shkruarit e bënin ne rrasa guri te futur në kornize ku njëra ane ishte me vija ndërsa tjetra me katrorë.
Ne te shkruhej me laps te punuar prej guri ku lente ngjyre te bardhë që lehtë shlyhej nga pllaka, të njëjtat mjete mësimore i kishin edhe nxënësit e klasës se dytë për dallim nga nxënësit e kl se parë këta ne fund te abetares kishin edhe librin e leximit. Ndërkaq nxënësit e kl se tretë dhe te katërt ne vend te rrasave te gurit kishin fletore ndërsa libra nuk kishin fare.
Lëndët mësimore që mësoheshin gjatë asaj kohe ishin këto gjuhë amtare, matematikë, bukur shkrim, edukatë fizike, edukate morale, edukatë muzike për te gjitha klasët, klasa e tretë dhe e katërt mësonin edhe lendet e historisë dhe gjeografisë.
Vlerësimi i diturisë se nxënësve behej me nota numerike , 1-shkëlqyeshëm, 2-shumë mire ,3-mirë ndërsa 4dhe 5 ishin nota te dobëta, suksese te mjaftueshëm nuk kishte, lajmërimi i nxënësve për të paraqitur njohuritë bëhej me një gisht, java e mësimit zgjaste 6 ditë ndërsa ora zgjaste 45 min. Brenda ditës mbaheshin 5-6 orë mësimi varësisht nga klasa dhe festë kryesore kombëtare kremtohej dita e Flamurit 28 nëntori 1912.
Karakteristikë e kësaj kohe është se mësimi fillonte dhe mbaronte me këndimin e himnit te flamurit për çdo ditë ,krahas himnit kombëtarë nxënësit kanë qenë te obliguar ta mësojnë edhe himnin Italian i cili këndohej ne raste te paraqitjes se ndonjë eprori Italian ne shkollë apo në rrugë ne raste tjera jo.
Ajo që duhet përmendur ne këtë rast ishte prezentë në procesin e mësimit edhe pedanteria e veshjes se mësuesit e cila ishte me rroba te stilit gjysmë ushtarakë.
Duhet cekur se këtu mësuesit pos procesit mësimor me nxënësit më të rritur angazhoheshin edhe ne LNÇ për ta larguar okupatorin nga atdheu i robëruar.
Prej tetorit te vitit 1944 deri ne shtator te v 1945 prapë mësimi nuk u mbajt si dhe nuk dihej për fatin e mësuesit Hilmi Begraca, më vonë kuptohet se ai u dënua me 20 v. burg pasi nuk u pajtua me fatin e tokave shqiptare pas mbarimit te luftës dhe kështu ai mbajti 16 vite burg te cilin e priti gruaja e tij besnike deri ne lirimin e tijë edhe pse nuk kishin pasur ende fëmijë.
Shkolla shqipe pas luftës se dytë botërore deri më 1999
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga shtatori i v. 1945 ne fshatin Pozharan mësimi zhvillohej ne dy gjuhët ndaras për nxënësit shqiptarë te cilët e vijonin mësimin ne shkollë ndërsa nxënësit serbë nëpër shtëpi private , kjo vazhdoi deri ne v. 1954 kur me punë vullnetare u bë ndërtimi i shkollës fillore.
Mësuesi i pare ishte Elmaz Ramiqi i cili punoi gjate v. 1945/46 pastaj vijnë mësuesit tjerë si Nezir Haliti nga Mitrovica, Ymer Shehu emigrant nga Shqipëria, Reshat Hoxha nga Përlepnica, Hysen Selimi nga Bresalci, për këta mësues jeta ishte shume e vështirë dhe për strehimin e ushqimin e tyre kujdeseshin prindërit e nxënësve sipas një orari që ishte përgatitur nga organet e pushtetit te komunës së Pozheranit.
Gjenerata e parë qe i mbaroi mësimet 4 klaseshe ishte e v shkollor 1948/49 ku dhe po i shënojmë emrat e tyre :Alije Kurteshi Demjaha mbesa e Hamdi Kurteshit, Feriz Pira, Salih Kuka, Dalip Halabaku, Avdi Alidema, Zahir Alidema, Zeqir Halabak, Sali Terziqi dhe Zahir Ramiqi-Bejta.
Në vitin tjetër shkollor 1949/50 mësimet katër klaseshe i mbaruan këta nxënës : Hilmi Pira, SadikPira, Milazim Ramiqi, Hajriz Ramiqi, Aziz Pira, Ismail Demiri, Xhemajl Demiri, Fatime Pira, Rufadie Pira, dhe Halil Alidema.
Gjate vitit shkollor 1950 /51 për herë të parë në Pozharan hapet gjimnazi i ulët katër klasësh, atë e udhëhiqte në klasën e parë mësuesi Basri Noka emigrant nga Shqipëria.
Të parët që u regjistruan ne vitin e parë të këtij gjimnazi ishin nxënësit qe me parë kishin mbaruar mësimet katër klasëshe në shkollën e Pozharanit apo në shkollat tjera.
Më poshtë po i shënojmë emrat e nxënësve: Alije Kurteshi Demjaha, Fatime Pira, Rufadije Pira,Mehmet Pira, Feriz Pira, Aziz Pira, Sadik Pira, Hilmi Pira, Xhemajl Demiri, Ismail Demiri, Halil Alidema, Hajriz Ramiqi, Milazim Ramiqi, Zahir Ramiqi, Izer Ramiqi nga Pozharani ndërsa nga Ramjani Adem Azemi, Bislim Emerllahu, Shaqir Ismajli, Faik Hyseni ndërsa nga Zhitia : Mejdi Idrizi dhe Hamdi Agushi.
Në vitin e dytë përveç emrave te cekur më larte u regjistruan edhe nxënës nga fshatrat tjera rreth Pozharanit si mësues ishte Adem Devaja i cili kishte te mbaruar shkollën e mesme gjimnazin.
Gjatë vitit 1952/53 u paraqite nevoja për rritjen e nr te klasave andaj me punë vullnetare u bë përurimi i shkollës se re me 1953/54, ne këtë periudhë mbahen edhe kurset për zhdukjen e analfabetizmit.
Kështu viti 1953/54 për Pozharanin ishte festë e madhe ishte viti i katërt i gjimnazit të ulët u be përurimi i shkollës së re objekt i cili ishte ndërtuar nga djersa dhe puna vullnetare e fshatarëve te Pozharanit, godina e re shfrytëzohej për të dy nacionalitetet dhe që kishin drejtori te veçanta.
Në shkollën e re bashkë me arsimtarët tjerë edhe dy arsimtarë te rinjë Pozharanas Hamit dhe Haki Alidema, i pari mbante lëndët histori, gjeografi dhe edukate muzikore ndërsa i dyti fizike dhe gjuhë shqipe.
Ne këtë rast e vlen të përmendet një pakënaqësi e madhe e cila rezultoi pasi ne shtatorë kishin filluar mësimet nxënësit serbë ndërsa në tetor nxënësit shqiptare dhe si rezultat i kësaj pakënaqësie të cytur edhe nga mësimdhënësit kjo u shëndrru ne revoltë te vërtetë ku më së miri fletë edhe thyerja e kornizës se fotografisë te kryetarit te RSFJ- se Josip Broz Titos dhe me pastaj grisja e saje atëherë nxënës nga patrioti i njohur Halil Alidema e gjithë kjo revoltë shpërtheu pasi nxënësit e dyja nacionaliteteve dëshironin te ndjekin mësimet ne katin e parë e jo ne përdhes, dhe kjo mosmarrëveshje pushoi pas intervenimit te organeve te pushtetit te rrethit ku morren disa intervista te nxënësve dhe mësim dhënësve, me ç’rast edhe suspenduan nga puna Hamit Alidema por nuk arritëm te kuptojnë se kush e grisi foton e Titos.
Edhe një temë për grindje dhe mosmarrëveshje ishte tani emërtimi i shkollës ku serbët dëshironin ta emëronin në gjuhën serbe Bratstvo i Jedinstvo edhe pse kishin numër te paktë te nxënësve, por ideolog i emërtimit te shkollës Bashkim Vëllazërim në shqip ishte politikani i asaj kohe Sinan Hasani ku dhe shkolla e morri këtë emër.
Kështu shkolla e parë shqipe e Anamoraves e ndërtuar ne Pozharan nga Islam Pira merret si shkollë e cila i mbijetoi furtunave te kohës dhe arriti të nxjerrë nga gjiu i vetë shumë emra të cilët më vonë kontribuuan ne edukimin dhe arsimimin e popullatës, nga kjo shkollë më vonë dolën dhjetëra profesorë, mjekë, doktorë të shkencave shkolla gjatë kësaj periudhe e ndërroi edhe emrin një here duke u quajtur 2 korriku dhe se fundi mbanë emrin e Mr Halil Alidema dhe vazhdon me suksese te mësuesve dhe nxënësve si në garat komunale ashtu edhe ne nivel te Republikës ku nxënësit e sajë kane nxënë vendet e para e te dyta si rezultate i punës me përkushtim te mësimdhënësve. / M.Alidema,rajonipress/[3]
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- – Mr Sadulla Brestovci. Lëvizja kombëtare në kazanë e Gjilanit Islam Pira.
- – Sarë Gjergji. Stublla me shkollën e pare shqipe.
- – Dr Jashar Rexhepagiq Razvoj prosvete i shkollstva albanske narodnosti do 1918. Prishtina 1969, 228
- – Prof. dr. Shyqri Kabashi: Shkolla e parë shqipe dhe arsimi
- Permbledhje e historikut te shkollës fillore “Halil Alidema“.
Lidhje tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime dhe shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Brestovci:, Sadulla. "Lëvizja kombëtare në kazanë e Gjilanit Islam Pira 1861-1931".
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Pikësim shtesë (lidhja) - ^ Mr Brestovci, Sadulla. "Transkripti ne turqishten bashkohore sipas studiuesit".
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fillet e arsimit shqip në Anamoravë". / M.Alidema,rajonipress/.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)