Jump to content

Artan Shkëmbi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Artan Shkembi është një matematikan dhe menaxher shqiptar nga Shqipëria. Ka kryer shkollen e lartë pesëvjeçare të matematikës dhe master ne financa publike.

Ne vitin 1988 mbaroi studimet dhe filloi pune si mesues i matematikes ne Shkollen e Mesme Muharrem Cillaku ne Pogradec dhe pas tre vitesh u emerua Drejtor i Arsimit per Rrethin Pogradec.

Artan Shkembi është nje nga themeluesit e fondacionit " Edu-Pro" ne Pogradec, i cili ka kontribuar qe prej vitit 2001 ne permiresimin e arsimit ne kete qytet dhe me gjere si dhe duke ofruar trajnime per mesuesit e shkollave te rrethit, si dhe duke krijuar modele shkollash cilesore ne zonat rurale te Mokres.

Per 5 vite me rradhe ka qene pedagog i jashtem i matematikes ne Universitetin F.S.Noli ne Korce.

Qe nga viti 2003 dhe deri ne 2015 ka drejtuar Bashkine e Pogradecit si dhe Shoqaten per Autonomi Vendore ( shoqate e kryetareve te bashkive ) ne nivel kombetar. Anetar i Kongresit te Autoriteteve Vendore te Keshillit te Europes dhe Anetar i Asamblese Lokale dhe Rajonale te Mesdheut per disa vite me rradhe, duke perfaqesuar Shqiperine ne keto organizma nderkombetare.

Ka drejtuar procesin e zbatimit te Reformes Administrative Territoriale ne Shqiperi nga viti 2015 deri ne 2018, ne pozicionin e Drejtorit te Pergjithshem te Agjencise per Zbatimin e Reformes Territoriale ne vartesi te Kryeministrit. Aktualisht eshte ekspert per ceshtje ligjore dhe veteqeverisjen vendore per disa projekte te mbeshtetura nga organizata nderkombetare qe veprojne ne Shqiperi.