Jump to content

Arti figurativ

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Arti Figurativ)
Pieter Bruegel the Elder (1565) The Harvesters
J. M. W. Turner (1839) The Fighting Temeraire
Claude Monet (1886) Rain at Eretat

Arti figurativ i njohur ndonjëherë edhe si figurativizëm, përshkruan vepra arti (veçanërisht piktura dhe skulptura) të cilat shihet qartë se rrjedhin nga burimet e sendeve apo gjërave të vërteta dhe në këtë mënyrë është edhe reprezentativ (përfaqësues). Termi në fjalë është shpesh në kontrast me artin abstrakt : Që nga paraqitja e artit abstrakt, termi figurativ është përdorur për t'iu referuar çdo forme të artit modern që mban referenca të forta në botën reale. [1] Arti figurativ nuk është sinonim i pikturës së figurave (arti që përfaqëson figurën njerëzore), megjithëse figurat njerëzore dhe shtazore janë subjekte të shpeshta.

  1. ^ Tate. "Glossary:Figurative" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2012. Marrë më 21 tetor 2012.