Ilustrimi
Ilustrimi është vizualizimi ose pikturimi i një subjekti, i bërë nga një artist, siç është vizatimi, skeçi, piktura,fotografia, kinemaja apo ndonjë lloj tjetër imazhi i gjërave të para, të kujtuara ose imagjinuara, duke përdorur përfaqësim grafik. Fjala vjen nga fjala latine illustra'tio, illu'stro që domethënë ndriçim, rrezatim. Printimi është procesi i tanishëm i riprodhimit të ilustrimeve, zakonisht me ngjyrë në letër duke përdorur makinë shtypi. Ilustrimet mund të jenë imazhe artistike duke ilustruar për shembull një tekst, poezi, modë, revistë, pullë postale ose një libër dhe shumë shpesh ilustrimet bëhen për librat e fëmijëve. Qëllimi i një ilustrimi është të sqaroj apo dekoroj një storie, poezi apo një copë informacioni tekstual duke mundësuar një përfaqësim vizual të diçkaje të përshkruar në tekst. Ilustrimet munden gjithashtu të përfaqësojnë imazhe shkencore si florën, mjekësinë, ose procese të ndryshme, procese biologjike ose kimike ose ilustrime teknike rreth përdorimit të diçkaje. Ilustrimet mund të ekzekutohen në teknika të ndryshme, si ngjyrat e ujit, bojë uji opake, vaji, boja e shkrimit, shkumës qymyri ose me prerje në dru.
Ilustrimet shpesh barten si procese industriale në shkallë të gjerë, dhe janë pjesë thelbësore e publikimit dhe printimit.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ilustrimet e koduesve mesjetarë ishin quajtur 'ndriçime'. Johannes Gutenberg e shpiku makinën e shtypit dhe në mënyrë të pavarur zhvilloi një sistem shtypi të lëvizshëm në Evropë, së bashku me shpikje në hedhjen e ngjyrave bazuar në matricë dhe myk dore. Ai gjithashtu shtoi ilustrime te librat e tij të printuar, zakonisht prerje druri. Gjatë shekullit të 15, librat e ilustruar me prerje druri dolën në dispozicion. Proceset themelore të përdorura për riprodhimin e ilustrimeve gjatë shekujve 16 dhe 17 ishin gdhendje dhe gravura. Në fund të shekullit të 18,litografia lejoi riprodhimin e ilustrimeve edhe më të mira. Ilustruesi më i theksuar i kësaj kohe është William Blake i cili i pasqyroi ilustrimet e tij në gravurë.
Nga fillimi deri në mes të shekullit 19
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Figura të theksuara të shekullit të hershëm ishin John Leech, George Cruikshank, ilustruesi i Dickensit, Hablot Knight Browne, dhe, në Francë, Honoré Daumier. Të njëjtit ilustrues kontribuan në revista satirike dhe fiktive, por në të dyja rastet kërkesa ishte për vizatim të personazheve që përfaqësonin ose karikaturonin llojet dhe klasat sociale.
Revista humoristike britaneze Punch, që u themelua më 1841 pas suksesit të hershëm të Comic Almanac (1827-1840) të Cruishank-ut, punësoi një seri të pandërprerë të ilustruesve komikë të kualitetit të lartë, duke përfshirë Sir John Tenniel, Vëllezërit Dalziel, dhe Georges du Maurier, në shekullin e 20. E paraqet kalimin gradual në ilustrimet e popullarizuara; nga mbështetja në karikaturë tek vëzhgimet e sofistikuara tematike. Këta artistë të gjithë të trajnuar si artistë tradicional të arteve të bukura, arritën reputacionin e tyre kryesisht si ilustrues. Punch dhe magazina të ngjashme si revista parisiane Le Voleur kuptuan që ilustrimet e bukura shisnin aq shumë kopje sa materiali i shkruar.
Epoka e artë e ilustrimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gazetat, revistat dhe librat e ilustruar ishin bërë media dominuese e konsumimit publik në Evropë qysh nga mesi i viteve 1800. "Epoka e artë amerikane e ilustrimit" zgjati nga vitet 1880 deri shkurtimisht pas Luftës së Parë Botërore (edhe pse forma e artit mbeti në përdorim deri në vitet 1930). Zhvillimet në teknologjinë e printimit i liruan ilustruesit nga nevoja e eksperimentimit me ngjyra dhe gjetjes së teknikave të reja të paraqitjes. Një grup i vogël ilustruesish në këtë kohë u bënë të pasur dhe të famshëm. Imazhet që ata krijuan ishin portret i aspiratave amerikane të asaj kohe. [1]
Ilustrimi teknik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ilustrimi teknik është përdorimi i ilustrimit për të komunikuar vizualisht informacion të një natyre teknike. Ilustrimet teknike mund të jenë vizatime teknike ose diagrame. Ilustrimi teknik në përgjithësi synon "gjenerimin e imazheve shprehëse që në mënyrë efektive bartin informacion të caktuar përmes kanalit vizual tek vëzhguesi njerëzor".[2] Ditëve të sotme, shumë programe ilustrimi përdoren për të krijuar ilustrime teknike për shkak të nevojës për imazhe të detajuara dhe përditësime të vazhdueshme. Përpos ilustruesit të zakonshëm 2-D, Adobe Illustrator, ka edhe shumë programe grafike kompjuterike 3-D që shpesh përdoren për krijimin e ilustrimeve në libra shkollorë, veçanërisht nëpër ata shkencorë. Ilustrimet teknike përgjithësisht përshkruajnë dhe shpjegojnë temat për një audience joteknike. Prandaj, imazhi vizual duhet të jetë i saktë në aspektin e dimensioneve dhe proporcioneve, dhe duhet të mundësojë "një përshtypje të përgjithshme të asaj se çka një objekt bën ose është, për të rritur interesin dhe kuptimin e shikuesit".[3]
Arti ilustrues
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sot, ka rritje të interesit në koleksionimin dhe admirimin e ilustrimeve origjinale që u përdorën në libra, revista, postera etj. Ekspozita të ndryshme nëpër muze, revista dhe galeri arti u kanë kushtuar hapësirë ilustruesve në botën vizuale, ku ilustruesit ndonjëherë janë konsideruar si më pak të rëndësishëm në krahasim me artistët e arteve të bukura dhe dizajnerët grafik, termi "ilustrues" ndonjëherë duke u përdorur si kritikë negative. Por, pjesërisht pas rritjes së industrisë së video-lojërave dhe novelave grafike, e pjesërisht edhe pas rritjes së vlerës së ilustrimeve në revista dhe publikime të tjera kundrejt fotografisë, ilustrimi po bëhet formë arti e vlerësuar, popullarizuar dhe fitimprurëse që mund të kap një market më të gjerë se këto dy tjerat, si në Kore, Japoni, Hong Kong dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arti origjinal ilustrues nga ilustruesit më të njohur të revistave zakonisht sjell çmime deri në qindra mijëra dollarë amerikanë në ankande. Puna e Normal Rockwell i kalon edhe këto standarde të larta, me shitjen e pikturës së tij "Breaking Home Ties" në një ankand të vitit 2006 me një çmim prej 15.4 milionë dollarëve amerikanë.[4] Artistët më të mirë të posterëve, siç janë Gil Elvgren dhe Alberto Vargas gjithashtu sjellin çmime marramendëse në ankande, ku disa punime të Elvgrenit u shitën mbi 100,000 dollarë amerikanë në Heritage Auctions.[5]
-
John Bauer, Ilustrues suedez, Përbindëshi dhe Princesha Tuvstarr;
-
Përbindëshat dhe Princesha Tuvstarr në librin Bland tomtar och troll;
-
Ilustrimi i Edward Lear në një poemë humoristike, (Ishte një burrë i vjetër me mjekërr...)
-
Në librin "Liza në botën e çudirave" Lepuri i Bardhë, nga John Tenniel;
-
Ilustrim në lidhje me sportin nga revista Punch rreth vitit 1910.;
-
Ilustrimi i Andrew Lang për Njëmijë e Një Netë.;
-
William Blake, Oberon, Titania dhe Puck me Zana duke Kërcyer(1786)
-
Princi duke falënderuar Zanën e Ujit, imazh nga Princeshë Askushi(1884), Ilustruar nga Doyle.
Teknikat e ilustrimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Digolo dhe Mazrui i nënkategorizojnë ilustrimet në teknikat të cilat aplikohen, siç janë: vizatimi, pikturimi, printimi dhe ngjitja. [6] Këto teknika ndikojnë artin në mënyra të ndryshme, duke u zgjedhur për ndikimet e ndryshme që ato prodhojnë. Zgjedhja mund të bëhet në bazë të kërkesave të ilustrimit, kufizimeve të artistit, çmimit, apo faktorë të tjerë.
Teknika të ndryshme ilustrimi kanë qenë të mundshme për artistin gjatë shekujve. Shpikja e letrës i shtyu kufinjtë e saj edhe më tutje. Ilustrimi tradicional fokusohet në mënyrat riprodhuese të krijimit të ilustrimit dhe mund të klasifikohet në lloje të ndryshme:
- Gdhendja
- Gravura
- Intaglio (formë gravure me bojë)
- Linocut (formë gdhendje)
- Ilustrim me penë dhe bojë
- Sumi-E (formë ilustrimi me bojë)
- Prerje në dru
Ilustrimi me penë dhe bojë është shfaqur në forma të ndryshme. Sumi-E kinez mund ti atribuohet kësaj teknike, duke përfshirë përdorimin e ngjyrave dhe bojave. Hartat lundruese janë prodhuar duke përdorur këtë teknikë në shekujt 14-15.[7] Teknika nuk ka rënë nga përdorimi, për shkak të thjeshtësisë së përdorimit, kohës së tharjes, dhe ndikimit vizual. Artistët modern përdorin brushë, stilolaps ose pendë për të arritur rezultatet e dëshiruara (për shembuj shikoni referencën).[8]
-
Ilustrim Gata e Madhe nga John James Audubon.
-
Një histori natyrale e zogjve: Ilustruar me dyqind e pesë pllaka bakri. E ngjyrosur saktësisht nga autori Eleazari Albin.
-
Kastorët nga Audubon.
-
Vezët Tragopanit Përëndimor, Thëllëzës së Gjakut të Kuserit e kështu me radhë.
-
Ilustrim nga Alfred Schmidt (1900) në një libër nga Christian Winther.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ilustrimi arkeologjik
- [ Galeria e artit]
- Ilustrim libri
- Koncepti i artit
- Dizajni komunikues
- Dizajn grafik
- Ilustratorët
- Zhvillimi i imazhit
- Grafikët informues
- Ilustrues mjekësor
- Muzeu Kombëtar i Ilustrimit Amerikan
- Postera
- Ilustrimi teknik
- Ndriqimi majtas-lart
References
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "The R. Atkinson Fox Society: What Was the Golden Age of Illustration?". Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2015. Marrë më 19 mars 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ivan Viola and Meister E. Gröller (2005).
- ^ Industriegrafik.com Arkivuar 14 gusht 2009 tek Wayback Machine website, Last modified: June 15, 2002.
- ^ Norman Rockwell's Rising Value Prices Out His Museum Zac Bissonnette, AOL Daily Finance, 2-22-10
- ^ "Heritage Auctions search page". Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2011. Marrë më 19 mars 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Digolo & O. Mazrui (2005): Art & Design Forms 1 and 2, Page 51.
- ^ Matthew Adam McLean (2007).
- ^ Pen-and-ink illustration, Art of M. Neschetna Arkivuar 27 tetor 2012 tek Wayback Machine website, Last modified: January 15, 2011.