Artur Zoto

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Artur Zoto ka lindur në Përmet, më 02.10.1974.

Nga viti 1993- 1996 ka kryer studimet pranë Akademisë së Policisë, Tiranë. Në vitin 2005 nis studimet pas- universitare në fushën e Kriminologjisë në Universitetin Leicester, në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa në vitet 2009- 2010 merr titullin MA për Sigurinë Globale, për Studimet Master me kohë të plotë, përfunduar me rezultatin “Merit” në Universitetin e Sheffield-it në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai është vlerësuar me Çertifikatë Mirënjohje nga misioni PAMECA.

Gjatë viteve 2006- 2013 ka punuar si Koordinator Kombëtar i Luftës kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike; Specialist për Hetimin e Aseteve Kriminale; Specialist në Sektorin e Planifikimit Strategjik; Shef i Sektorit Kundër Trafikimit; Specialist në Sektorin kundër Lëndëve Narkotike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndërsa në vitet 2005- 2006, ka qenë anëtar i grupit të punës për zhvillimin e strategjisë 7- vjecare të Policisë së Shtetit (2007- 2013), atashuar pranë misionit PAMECA.

Gjatë viteve 2003- 2005 ka mbajtur detyrën e Shefit të Komisariatit Nr. 3 në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë dhe nga 2001- 2003 ka shërbyer si Specialist në Sektorin për Hetimet e Veçanta, atashuar në Prokurorinë e Përgjithshme, Drejtoria kundër Krimit të Organizuar. Gjatë viteve 1996- 2001 ka mbajtur detyrën e Specialistit në Sektorin kundër Terrorizmit; në Sektorin Kundër Lëndëve Narkotike dhe kundër Krimeve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë dhe Fier.

Në tetor 2013 Artur Zoto emërohet në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në Shqipëri.