Artur db

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artur Hilaj
U lind në
Kukës, Shqipëri
Emrat e tjerëARTUR DB
ProfesioniKëngëtar
Njohur përReper, Tekstshkrues, Këngëtar

Artur Hilaj i njohur si Artur DB është një reper, tekstshkrues dhe këngëtar nga Shqipëria.[1]

Artur filloi zyrtarisht karrierën e tij në fund të vitit 2020 dhe lancoi muzikën e tij të parë zyrtare në vitin 2021[2].

Artur është një artist rap/pop, i ftuar në disa emisione Shqiptare.

Arturi njihet nga të rinjtë Shqiptarë dhe muzika e tij dëgjohet thuajse kudo në territorin shqiptar.[3]

Arturi ka bërë disa bashkëpunime deri më sot me artistë të tjerë shqiptarë dhe ndërkombëtarë[4].

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artur është këngëtar. Më datë 7 Mars 2021, Artur publikon videoklipin "N'Rruge". Teksti i këngës u shkrua nga Artur.

Më datë 18 Prill 2021, Artur publikon videoklipin "Milano". Teksti i këngës u shkrua nga Artur, ndërsa orkestrimi u punua nga Edlir Begolli. Produksioni audio u realizua nga Edlir Begolli.

Më datë 22 Shtator 2021, Doni publikon videoklipin "Fibbonaci", në bashkëpunim me Artur. Muzika e këngës u punua nga Edlir Begolli, ndërsa teksti u shkrua nga Doni & Artur. Produksioni audio u realizua nga Edlir Begolli.

Më datë 2 Dhjetor 2021, Artur publikon videoklipin "Policia", në bashkëpunim me Eliën.

Më datë 14 Mars 2022, Artur publikon videoklipin "Policia (Remix)", në bashkëpunim me Elia, Dope Boyz, Nushi, Laioung.

Më datë 6 Prill 2022, Enntz publikon videoklipin "Karma", në bashkëpunim me Artur. Produksioni audio u realizua nga Xhenty.

Më datë 10 Prill 2022, Artur publikon videoklipin "Paranoja", në bashkëpunim me Jetnis.

Më datë 2 Qershor 2022, Artur publikon videoklipin "O Shqipe". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Artur. Produksioni audio u realizua nga Xhenty.

Më datë 25 Shtator 2022, Artur publikon Albumin e tij të parë "F.M.F"[5] me 12 këngë[6].

Më datë 27 Tetor 2022, Artur nxjerr një bashkpunim me Bivak të titulluar "500".

Më datë 22 Dhjetor 2022 Artur nxjerr një tjetër bashkpunim me artistin Grido të titulluar "Le t'Flasin"

Pas suksesit të padiskutueshëm për vitin 2022 Artur starton në 2023 me një tjetër bashkpunim me artisten e njohur tani edhe nga bashkpunimi i tij i parë me artisten Elia, bashkpunimi i fundit u titullua "Do shokë"

Të gjitha muzikat e këngëtarit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e të gjitha muzikave të publikuara nga Artisti në platformat zyrtare
Titulli Muaji i publikimit
Artur - N’rruge [Prod: By Xhenty] Mars 2021
Artur - Milano [Prod: By Edlir Begolli] Prill 2021
Artur x Doni - Tek Plum [Prod: By Edlir Begolli] Qershor 2021
DONI ft. ARTUR - FIBONACCI (prod. Edlir Begolli) Shtator 2021
Artur ft. Stoner07 & Sisiró - Medellin [Prod: By Laioung] Tetor 2021
Artur - Policia (Feat. Elia) [Prod: By Xhenty] Dhjetor 2021
Artur Ft. Elia, Dope Boyz, Nushi, Laioung - Policia Remix [Prod: By Xhenty] Mars 2022
Artur - Paranoja (Feat. Jetnis) [Prod: By Xhenty] Prill 2022
Artur - O Shqipe 🇦🇱 [Prod: By Xhenty] Qershor 2022
Albumi "F.M.F" Shtator 2022
Artur ft. Bivak - 500 Tetor 2022
Artur ft. Grido - Le Tflasin Dhjetor 2022
Artur ft. Elia - Do Shoke Shkurt 2023

Këngëtarin Artur mund ta ndiqni në rrjetet e tij sociale për njoftimet e fundit rreth projekteve të tij si më poshtë :

Burime të tjera për reperin :

Facebook | Instagram | Youtube | Spotify | iTunes | Deezer

  1. ^ "Artur - N'Rruge". www.teksteshqip.com. Marrë më 2023-02-28.
  2. ^ Zenku, Drin (2022-11-10). "Artur nuk ndalet, vjen me projekte të reja, ja këngët që duhet dëgjuar". FLAKA. Marrë më 2023-03-24.[lidhje e vdekur]
  3. ^ EGNATIA (2021-04-19). "Cili është Artur, reperi më i ri që ka fituar zemrat e shqiptarëve me talentin e tij". Egnatia News. Marrë më 2023-02-28.
  4. ^ A. (2022-11-09). "Artisti në ngritje të karrierës, dëgjoni hitet plot pozitivitet të Artur". Gazeta Intervista (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-03-24.
  5. ^ "Artur - [F.M.F] 💽 - YouTube". www.youtube.com (në anglisht). Marrë më 2023-02-26.
  6. ^ M, Xh (2022-11-08). "Një album plot art nga Artur Hilaj (Video)". Agjencia Zhurnal.mk. (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-03-24.