Shko te përmbajtja

Asgjë sikur dielli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Asgjë Sikur Dielli)

Asgjë Sikur Dielli është grup muzikor shqiptar nga Kosova.

Grupi muzikor është themeluar në fillim të viteve ’90 dhe krijon muzikë në drejtimin muzikor alternativ. Deri më sot kanë publikuar tre albume të plota, 1, në 1998, Ndodhemi, në 2005, dhe Disident, në 2015. Përbërja e grupit në vitin 2006 ishte pesë-katër anëtarë të rregullt : Alban Nimani, vokalist; Bujar Hundozi, kitarist; Visar Qeska, basist; Fatos Berisha, baterist; Blerta Kosova[1] dhe së fundmi Pëllumb Ballata, sintisajzer.

Grupi deri më tani është treguar si i suksesshëm duke qenë ndër bandat e rralla që janë mirëpritur në koncerte “live”, si në Kosovë, si në Shqipëri.

Karriera e tyre nisi me një ripunim të këngës së Gjurmëve “Mendoja se çdo gjë merr fund pa ty” që edhe sot njihet si një nga ripunimet më të mira në muzikën shqipe, gjithashtu edhe shpesh cilësohet si punim dhe realizim më i mirë vokali se vet origjinali kënduar nga vokalisti i Gjurmëve, Migjen Kelmendi.

Pos këtij ripunimi Asgjë Sikur Dielli njihen edhe për këngët e tyre vetanake, që dallohen për origjinalitetin dhe frymën e re alternative që kanë sjellë në muzikën shqipe.

Asgjë Sikur Dielli kanë lëshuar tre albume

  1. Albumi i parë "1" 1998 Unique Sound
    1. Pronë
    2. Kur e di se nuk di
    3. Dikush...
    4. Mendoja çdo gjë merr fund pa ty
    5. Ne këndej
    6. Ti dhe unë
    7. Bankinë
    8. Amulli - II Rrugë
  1. Ndodhemi 2005
    1. Kristal i zi
    2. Koma
    3. Eho
    4. Nuk me duhet
    5. Merr guxim
    6. Ndodhemi
    7. Ku ka me mire se me qene shqiptar (kush m'ka faj qe jam shqiptar)
    8. Lëvizim
    9. Aksident
    10. Bunker
    11. Mirupafshim
  1. Disident 2015
    1. Unë Të Dua Ty
    2. Nuk Mund T'kuptoj
    3. Pionier
    4. Disident
    5. Melankoli
    6. Adresa
    7. Ma Leht' Pa Dhimbje
    8. Bunker (Remix)
  1. Ku ka më mirë se me qenë shqiptar
  2. Kur e di se nuk di
  3. Mendoja çdo gjë merr fund pa ty
  4. Ndodhemi

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Wiki Libri: Kënga në shkronja