Asim Salihamixhiqi
Ky artikull ka nevojë për më shumë lidhje në artikuj të tjerë për të ndihmuar integrimin e tyre në enciklopedi.(qershor 2016) |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Asim Salihamixhiqi[1] ishte mësues i cili dha kontribut të çmuar për zhvillimin e arsimit dhe të shkollës në rajonin e Mitrovicës në periudhën mes dy luftërave botërore.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Asim Salihamixhiqi punoi si mësues në fshatin Zhabar në periudhën 1925 - 1936. Përveq gjuhës shqipe njihte edhe gjermanishten, arabishten, turqishte, gjuhët BKS, etj. Ishte dashamir i sportit, muzikës, pikturës etj. Me iniciativën etij u themelua Këshilli i Shkollës i cili pastaj e shkarkoi nga detyra mësuesin shovenist Llaza Lekoviqi. Përveq kësaj ai arriti ti bindë fshatarët e Zhabarit se duhej ti dërgonin fëmijët në shkollë. Me librat të cilat i kishte sjellë nga Shqipëria, miku i tij i ngushtë Shaban Bella, Asimi ua mësonte alfabetin e gjuhës shqipe në mënyrë ilegale fëmijëve shqiptar dhe kështu ai arriti ti përvetsonte zemrat e tyre. Më 24 qershor 1934, Kryqi i Kuq i Komunës së Zhabarit,[2] kishte organizuar një program festiv dhe mësuesi Asim i dërgoi nxënësit e tij të gjithë në rresht. Ai dhe nxënësit e tij, për këtë rast, ishin veshur që të gjithë me kostume kombëtare.
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hajrizi, Fazli. (2000). Gjimnazi i Mitrovicës. Libri shkollor. Prishtinë.
- Nielsen, C. A. (2014). Making Yugoslavs: Identity in King Aleksandar's Yugoslavia. University of Toronto Press.
- Vokrri, Abdullah. (1990). Shkollat dhe arsimi në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore 1918 - 1941. ETMMK. Prishtinë.