Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë në Maqedoni
Asociacioni i gazetarëve shqiptarë në Maqedoni apo shkurt AGSHM, është një shoqatë e gazetareve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut e krijuar më 5 shkurt 2006 në Shkup.
Kjo shoqatë është krijuar në bazë të iniciativës së disa gazetarëve të dalluar të mediave të ndryshme në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Për krijimin e shoqatës këta iniciatorë kanë pasur mbështetjen nga shoqëria franko-shqiptare me qëllim të përmirësuar kushtet në terren të gazetarëve shqiptarë në të gjitha shtetet.
Tani (2006), AGSHM ka kuvendin, kryetare e së cilit është Hajrie Azemi, gazetare e Televizionit “Era” nga Shkupi. Qëllimi i shoqatës është krijimi i një statuti juridik për gazetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut me anët e të cilit do të bëhej më i lehtë mbrojtja e interesave të gazetarëve në këtë anë. Anëtarësimi i shoqatës, në Federatën ndërkombëtare të Gazetarëve pritet që së shpejti të bëhet. Në këtë drejtim kjo shoqatë mbështete nga Shoqata franko-shqiptare e përfaqësuar nga Tahir Shabani.